Tag: Dhuna Elektronike

studio psikologjike për fëmijët dhe adoleshentët

Dhuna elektronike

Dhuna elektronike

Bota jonë vazhdon të zhvillohet me shpejtësi, sidomos kur bëhet fjalë për teknologjinë.

Meqenëse jeta e përditshme vërtitet rreth kompjuterave, na duhet të studiojmë efektet që ka ai tek njerëzit.

Lojërat elektronike janë një nga degët më të rëndësishme të argëtimit teknologjik.

Gjatë dekadave të fundit, lojërat interaktive janë më të përhapura, veçanërisht tek adoleshentët. Megjithatë, disa vëzhgues kanë zbuluar disa prirje shqetësuese të këtyre lojërave. Për shembull, lojërat më të reja elektronike shpesh herë paraqesin pamje grafike të dhunës. Kjo e ka shtuar më tepër shqetësimin publik për efektet e dëmshme të tyre.

Dhuna e lojërave elektronike

Lojërat elektronike u shfaqën për herë të parë gjatë viteve ’70. Në tre dekadat e fundit, ato kanë kanë kaluar nga një hedhje e nje topi të vogël të bardhë, që kërcente nga njëra anë e ekranit, në tjetrën, në lojëra virtuale, ku çdokush mund të luajë rolin e një personazhi të caktuar. Shumica e lojërave të zhvilluara me këtë teknologji janë zbavitëse, tërheqëse dhe të përshtashme për fëmijët. Megjithatë, një segment i këtij tregu paraqet si temë dhunën. Shumë prej këtyre lojërave kërkojnë përdorimin e një niveli dhe intensiteti më të lartë të dhunës. Në këtë mënyrë, dhuna përdoret si një metodë që e zgjidh problemin.

Lodrat dhe fëmijët

Lodrat janë të lidhura me fëmijët. Teknologjia ka prodhuar shumë lodra elektronike, siç janë ato të kompjuterave dhe të video gemsave . Meqenëse nuk ka asnjë grup të gjerë kërkimesh për efektet e dhunës elektronike, disa njerëz pohojnë se kjo nuk i dëmton fëmijët. Disa të tjerë pohojnë, se dhuna elektronike ndihmon fëmijët, pasi u jep një rrugëdalje për agresivitetin.

Kjo hipotezë “katarsiste” është zhvilluar kohët e fundit, kur debatet mbi dhunën televizive janë shtuar shumë. Pavarësisht nga kjo, pas shumë vitesh kërkimesh, ajo u braktis. Në letërsi, ne i shohim efektet dhe mësojmë të keqen e dhunës pa parë aktin e saj. Dramat klasike të misterit përqëndrohen në zbardhjen e krimit dhe jo në kryerjen e tij. Arma kryesore ndaj “të keqit” është intelekti dhe jo forca. Një hero përzgjidhet për forcën e karakterit dhe jo për fuqinë fizike për të mbizotëruar. Sot, “heronjtë” e lojërave elektronike shfaqin një përgjigje të dhunshme, si të parën dhe të vetmen përgjigje efektive ndaj çdo konflikti.

Lojërat e dhunshme elektronike dërgojnë këto mesazhe:

1.Problemet mund të zgjidhen shpejt dhe me shpenzime të vogla

2.Mënyra më e mirë për të zgjidhur një problem është të eleminosh burimin e saj.

3.Problemet janë parimisht të bardha ose të zeza.

4.Është e lejueshme të zhytesh në realitetin e rregullt të lojërave elektronike pa pyetur për rregullat.

5.Është më mirë të përdoret reagim instiktiv, sesa reagim të menduar dhe të përgjegjshëm ndaj problemeve.

6.Imagjinata individuale nuk është një aftësi e rëndësishme që zgjidh problemet.

Në dallim nga kjo, lojërat me labirinte, me mistere apo me kërkim thesari u mësojnë fëmijëve se:

1.Problemet zgjidhen me durim, nismë personale, këmbëngulje, tolerancë dhe ndjeshmëri. Mbledhja e informacionit kërkon punë dhe se informacioni duhet të analizohet me kujdes në mënyrë që të merren vendime të sakta.

2.Përcaktimi i problemit dhe zgjidhja e tij kërkon përdorimin e aftësive të ndërlidhura.

3.Një zgjidhje në një situatë nuk mund të jetë e tillë në një situatë tjetër.

4.Është e rëndësishme që të përdoren aftësi të tilla krijuese dhe mendore si planifikimi i aksioneve, organizimi i informacionit, vlerësimi i ideve dhe analiza e zgjidhjeve dhe e pasojave të tyre.

5.Përdorimi i imagjinatës për të krijuar bashkë me autorin e lojës situata të sajuara.

6.Përdorimi i sjelljeve të matura dhe të vetëprodhuara reaguese.

Studimet tregojnë, se pajisjet elektronike më të mira janë ato që i nxitin fëmijët të mendojnë dhe të formulojnë ide të reja. 

Na Kontaktoni për Mirëqenien e Fëmijës Tuaj

Studio Psikologjie Tiranë është e specializuar në ofrimin e mbështetjes psikologjike për fëmijët dhe adoleshentët. Ne e kuptojmë rëndësinë e mirëqenies mendore në vitet e hershme dhe adoleshencën. Psikologia jonë e kualifikuar është këtu për të ndihmuar fëmijën tuaj të zhvillojë aftësi të shëndetshme të përballimit, të përmirësojë vetëvlerësimin dhe të kapërcejë sfidat emocionale dhe sociale.

Na kontaktoni sot për një konsultim dhe hidhni hapin e parë drejt një të ardhmeje më të lumtur dhe të suksesshme për fëmijën tuaj. Përmes metodave të personalizuara dhe një qasjeje të kujdesshme, ne punojmë për të krijuar një mjedis mbështetës dhe të sigurt ku fëmijët dhe adoleshentët mund të rriten dhe të zhvillohen në mënyrë optimale.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …