Artikuj

psikologjia-te-flasesh-me-adoleshentet-mbi-seksin

Si të bisedoni me adoleshentët për seksin?

Është shumë me rëndësi që fëmijës t’i bëni me dije se ju jeni personi i parë të cilit mundet dhe duhet t’i drejtohet, nëse ka pyetje që kanë të bëjnë me seksin.
Gjithnjë e më herët fëmijët i fillojnë marrëdhëniet intime, madje edhe në vitet e hershme , prandaj do të ishte mirë që me ta sa më parë dhe sa më hapur të bisedoni. Sado që do t’ju duket ndoshta e pakëndshme, juve ju përket që sa më mirë ta përgatisni fëmijën tuaj për këtë pjesë të rëndësishme të jetës.

Por si te flisni me adoleshentët për seksin?

1. Shumica e prindërve tmerrohen nga biseda me fëmijët për këtë temë, të shumtën e rasteve as që mund ta imagjinojnë e as ta përballojnë që fëmija i tyre ka pasur marrëdhënie seksuale. Biseda e hapur do t’u ndihmojë fëmijëve që të marrin informata të drejta, të cilat do ta eliminojnë hutinë lidhur me ndjenjat dhe shtytjet që tashmë i kanë. Me hapjen rreth kësaj teme dhe me biseda të kohëpaskohshme, do t’u ndihmoni që të bëhen persona të pjekur dhe të përgjegjshëm seksualisht.

2. Fillojani bisedës. Bisedoni për serialet filmike, lajmet në gazeta apo TV, për shtatzënësinë në moshën e re , për masturbimin dhe duhet te bisedoni rreth ketyre  temave vërtet të vështira, si p.sh. keqtrajtimi seksual. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni fëmijës tuaj që me kohë të ndihet mjaft i relaksuar dhe që sinqerisht të bisedojë me ju për seksin.

3. Çka dinë ata? Me siguri do t’ju befasojnë që në moshën më të re fëmijët tashmë dinë shumë për seksin, diçka nga TV-ja e diçka nga miqtë. Pyetjet më të shpeshta që i mundojnë të rinjtë janë të lidhura me kontracepsionin. Për vajzat nuk është gjithmonë krejtësisht e qartë se e kanë të drejtën të thonë jo, ndërkaq edhe djemtë edhe vajzat shpesh nuk e dallojnë dashurinë nga seksi.

4. Puberteti mund të jetë kohë e frikshme dhe e hutueshme për fëmijët tuaj. Trupi fillon t’u ndryshojë, duken më të rritur, qimet fillojnë t’u rriten, hormonet gjithnjë e më me vrull… Te vajzat paraqiten menstruacionet dhe u rritet gjoksi, ndërkaq te djemt paraqiten ëndrra “të lagura”, dhe e gjithë kjo mund të bëhet stresuese për ta. Mirëpo, puberteti nuk ndodh brenda një nate. Bisedoni me fëmijët dhe shpjegojani se çfarë ndryshimesh i presin.

5. Thoni se, pos respektimit të mendimit dhe të ndjenjave të të tjerëve, është po ashtu me rëndësi të respektojnë veten dhe trupin e vet. Thoni se askush nuk ka të drejtën t’i prekë pa lejen e tyre.

6. Shpjegojani qëndrimet tuaja. Me rëndësi është që me ta të bisedoni për qëndrimet vetjake morale apo religjioze. Ato ata patjetër duhet t’i respektojnë, ose së paku të kuptojnë mendimin tuaj dhe do të dinë të respektojnë.

7. Çarë duhet bërë me ndjenjat seksuale? Ndjenja e eksitimit seksual është pjesë e rritjes dhe është me rëndësi që t’u tregoni se çdo gjë është normale. Ndoshta biri juaj do të ketë ndjenjën e pakëndshme për shkak të ereksionit, apo vajza juaj do të ndihet pakëndshëm për ndjenjat të cilat i ndodhin asaj. Lejojani privatësinë e cila  është e nevojshme.

8. Ju duket situatë e pakëndshme? Mos e shtyni bisedën për këtë temë për shkak se do të ndiheni pakëndshëm. Ju jeni prind dhe fëmijën tuaj patjetër duhet t’a ndihmoni në këtë pjesë të jetës së tyre.

9. Kontaktet e para seksuale. Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat femija juaj mund të jetë intim dhe të shkojë deri në fund me marrëdhënien seksuale. Puthjet e para të tyre dhe prekjet e para janë me rëndësi për zhvillimin seksual,prandaj shpjegojani se si mund t’i shfaqin emocionet dhe të eksperimentojnë edhe pa bërë seks.

10. Po dashuria? Mbështetja më e mirë për marrëdhënie seksuale është dashuria, natyrisht atëherë kur do të jenë të gatshëm për të. Shpjegojani se si ajo marrëdhënie e parë tërë jetën do t’u mbetet kujtimi më i mirë.

11. Është në rregull të thuhet jo. Është shumë me rëndësi që t’u tregoni se ajo që shokët e tyre lavdërohen se e kanë bërë “atë”, nuk do të thotë se edhe ata patjetër duhet të shkojnë  pas gjurmëve të tyre. Thoni se është në rregull të thonë jo. Rikujtojani se detyrimi për marrëdhënie intime është i kundraligjshëm.

12. Kanë te dashuren e parë/dashurin? Haptazi dhe pa gjykime bisedoni për atë lidhje. Çfarë ndiejnë për atë person? A janë vetëm miq apo më shumë se miq? A kanë qenë intimë deri tani dhe sa larg kanë shkuar. Njihuni me atë djale apo vajzë, ftojini në darkë… Dëshmojini fëmijës tuaj se po ju pëlqen personi me cilin janë dashuruar.

13. Ndarjet e para të dhimbshme. Pas dashurisë së parë vjen edhe ndarja e parë, e cila mund të bëhet shumë e dhimbshme për fëmijën tuaj, por gjithashtu edhe shumë e rëndësishme për marrëdhëniet e ardhshme. Bisedoni për ndjenjat e tyre dhe shpjegojani se nganjëherë lidhjet nuk përfundojnë ashtu siç do të dëshironim. Ofroni mbështetjen tuaj, mos i sulmoni.

14. Po mbrojtja? Që nga fillimi theksojeni rëndësinë e mbrojtjes. Shpjegojani çdo gjë rreth sëmundjeve ngjitëse, pasojat e tyre dhe si të mbrohen nga to. Kjo është gjithashtu e rëndësishme qoftë kur është fjala për vajzat apo për djemt.

15. Çfarë të bëhet nëse ndodh shtatzëania? Qëndroni i qetë dhe bëhuni mbështetje për vajzën tuaj, apo për djalin tuaj dhe për vajzën e tij. Jepuni këshillat tuaja, por lërini që vetë të vendosin çfarë dëshirojnë të bëjnë më tutje.

16. Shumica e te rinjve kanë problem me hapjen para prindërve dhe me bisedat për gjërat intime. Mirëpo, në të shumtën e rasteve bëhet problem vetëm nëse biseda fillohet tepër vonë. Nëse me ta filloni të bisedoni haptas që nga fëmijëria, do të mund të bisedoni edhe për seksin. Në rastin e tillë mos i detyroni apo mos i sulmoni, sepse nuk do të arrini asgjë. Më mirë është që t’u siguroni libra edukativ, broshura… Ndoshta do ta kenë më të lehtë të bisedonin me dikë që është ekspert për këtë gjë.

Kontaktoni me ne sot për një konsultë fillestare 

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …