Fshihet në Tru receta për të mbajtur Ankthin në kontroll
Fshihet në tru receta për të mbajtur ankthin në kontroll
Ilaçet nuk funksionojnë: sekreti është për të balancuar emocionin dhe arsyen
Që të mundeni pastaj të dilni nga ankthi, për të parandaluar atakët e panikut dhe të mos shkatërroheni mes mendimeve të vogla apo të mëdha paranojake!
Truri është i specializuar në aktivitete të veçanta, të tilla si parashikimi i të ardhmes: i ngjashëm me një arkitekt i cili tashmë ka në mëndje një pamje përfundimtare të projektit të tij apo një romancieri që tashmë e di se si historia e saj/tij do të përfundojë para se ta filloj ta shkruaj. Por opsioni për të sjellë përpara ide do të thotë që njeriu të jetë i frikësuar për të ardhmen, ose, shprehia më e përdorur popullore, që e bën njeriun «ankthioz». Ky është arsyetimi i neuroshkencëtarit të njohur botërisht Joseph Ledoux, një profesor në Qëndrën për Shkencat Nervore në Universitetin e Nju Jorkut dhe drejtor i «Emotional Brain Institute».
Edhe biologjia e evolucionit gjithashtu pajtohet: një gjëndje fiziologjike e tensionit na bën të gjendemi të përgatitur për t’u përballur me ndryshime të papritura dhe rreziqet. Shumica e frikrave janë nxjerrë nga përvoja, kultura dhe mjedisi. Me një fjalë nga përjetime që kthehen në “trauma”.
Informacioni arrin amigdalën, Qëndra emotigjene – shpjegon ai – janë të përpunuara nga korteksi para-ballor, i cili është një sistem frenues dhe rregullues i emocioneve. Korteksi, në fakt, kombinon informacionin emocional me ndijor dhe kulturor, duke krijuar një formë të njohur për përvojën. «Është e qartë, pra, se «interpretimi emocional paraprin njohjen-racionale.» Kërcënimi frikëson përpara trupin dhe pastaj mëndjen. Prandaj nuk është e mjaftueshme për të punuar vetëm në arsyetimin e «informacionit» që shkakton ankthin, por edhe në aspektet e pavetëdijshme. Ka nevojë për një psikoterapi që dialogonë me të dy filtrat emocional: natyrën e parë instinktive (amigdala) dhe tjetrin arsyetues (korteksin).
«Është një proces mësimi, në të cilin pacienti nuk «Nënshtrohet» nga frika dhe neuroza, por mësonë ti njohi dhe ti menaxhoj ato».
«LeDoux është i qartë. Së pari: rruga e ilaçeve nuk është më e kalueshme. “Kanë ndalur së bëri kërkime mbi molekulat për çrregullimet e ankthit, sepse ato nuk japin më rezultate. Ne kemi të njëjtat mjete të 50 vjetëve më parë: shtypim simptomën, por nuk e zgjidhim».