Artikuj

psikolog në Tiranë

Frika nga gjykimi i të tjerëve: Si ta përballojmë

Frikë nga gjykimi i të tjerëve? Mund të ndodhë që të ndikohemi nga një gjykim i jashtëm, nga ana tjetër të gjithë ne jetojmë në një kontekst social, dhe duhet të lidhemi dhe të jemi në kontakt me njëjtët tanë.
Të gjithë e kuptojmë që preferojmë të shijojmë dhe vlerësohemi pozitivisht, askush nuk preferon të kundërtën. Nga ana tjetër, të kesh marrëdhënie të mira sociale, duke u pranuar dhe vlerësuar, janë nevojat tona themelore.
Por për disa prej nesh gjykimi i tjetrit bëhet me të vërtetë i rëndësishëm. Jemi përball një problemi, kur nuk është më vetëm një preferencë, por kemi një nevojë urgjente dhe të patjetërsueshme për kënaqësi dhe për t’u pranuar. Dhe kur ne përpiqemi ta marrim atë në çdo mënyrë, kjo përfundon duke ndikuar në sjelljen dhe jetën tonë.

Cilat aspekte ju bëjnë më të prekshëm nga gjykimi i të tjerëve?

Duke pasur vetëbesim të ulët
Duke pasur një personalitet pak të strukturuar
Duke qenë shumë të ndjeshëm
Duke pësuar shumë kritika, dhe duke u rritur me idenë se është thelbësore të përputheni me standarde të caktuara, dhe të jepni një vetë-imazh të caktuar.
Vetëvlerësimi i ulët është një faktor i lidhur ngushtë me frikën e gjykimit. Sa më shumë që ekzistojnë probleme themelore të vetëvlerësimit, aq më e madhe është nevoja për të marrë reagime pozitive nga jashtë me çdo kusht. Në këtë mënyrë unë do të jem në gjendje t’i them vetes se jam person me vlera.
Por është një iluzion. Vlera e një personi është siguria e tij dhe nuk varen nga jashtë, por vetëm nga brënda  personit. Ky kërkim i jashtëm do të çojë menjëherë në një nevojë të ngutshme për të marrë konfirmim pozitiv nga tjetri, pa arritur kurrë të marrim atë sensin e sigurisë që në të vërtet ne po kërkojmë.
Mënyra e vetme për ta gjetur është ta kërkoni brënda vetes! Kërkimi i saj jashtë është një përpjekje e destinuar të dështojë. Pasja e prindërve hiperkritikë mund të nxisë frikën e gjykimit.
Nëse me të vërtetë kam vuajtur shumë kritika, unë do të zhvilloj një ndjeshmëri të veçantë ndaj tyre. Dhe do të përpiqem t’i shmang ato në çfarëdo mënyre, duke pritur shumë nga përformancat e mia. Nuk kam mundësi ti lejoj vetes të bëj gabime!
Gjithmonë duhet të shkojmë për të parë rastin specifik, arsyet mund të jenë të shumta. Një konsultë e mirë psikologjike-klinike do të na lejojë të gjurmojmë arsyet, si është strukturuar kjo gjëndje dhe si po ndikon në jetën e individit.

Por a është me të vërtetë e vërtetë që të tjerët janë gjithmonë të gatshëm të gjykojnë çdo hap tonin?

Në shumicën e rasteve nuk është kështu! Shpesh jemi ne që mendojmë kështu, jemi ne, ata që besojmë se të tjerët janë gjithmonë të gatshëm të na kritikojnë për mangësitë tona të vogla.
Le të themi se ndonjëherë e spostojmë në pjesën e jashtme atë që në të vërtetë është një frikë e jona.
Nëse kam frikë se dikush mund të më gjykojë është e rëndësishme mbi të gjitha ta bëj atë pozitivisht, unë do të shoh rreziqe të mundshme kudo. Dhe kjo do të kushtëzojë sjelljen time dhe do të më çojë të përjetoj situata sociale me ankth të madh, sepse nuk mund të rrezikoj të bëj gabime!
Ndonjëherë krijohet një fobi e vërtetë e gjykimit. Një frikë shumë e fortë ndaj tjetrit, nga konfrontimi dhe ekspozimi ndaj situatave sociale (të folurit në publik, të hani së bashku, të shkruani para dikujt tjetër, të bisedoni me njerëz që nuk i njihni, të shprehni mendimin tuaj, etj..).
Mund të arrihet të keni frikë edhe nga situata plotësisht normale, nga frika se mos e ekspozoni veten në një farë mënyre ndaj një gjykimi të jashtëm.
Frika nga gjykimi i të tjerëve është një situatë që mund të ndikojë shumë në jetë! Sidomos nëse puna jonë, aspiratat tona, situatat me të cilat përballemi çdo ditë na kërkon që të menaxhojmë detyra atje ku jemi në kontakt dhe për këtë arsye nën “syrin vigjilent” të tjetrit:
Duhet të flasim në publik. Duhet të shprehim mendimet tona përpara njerëzve të tjerë
Duke punuar dhe bashkëvepruar me dikë, duke pasur nevojën të demonstrojmë aftësitë tona
Edhe ata që nuk përballen me këto situata çdo ditë dhe në një mënyrë kaq të hapur e ndiejnë peshën e kësaj frike. Edhe pse në një mënyrë tjetër ata nuk janë më pak të kushtëzuar.
Përmes një psikoterapie të mirë, duke u mbështetur në një profesionist të përgatitur, është e mundur të përballeni dhe të zgjidhni frikën e gjykimit të të tjerëve. Është e mundur të fitohet vetëvlerësim i mirë, vetëbesim më i madh, vlerë personale dhe potencialet personale.
E gjithë kjo duhet të kërkohet në brendësinë tonë! Për sa kohë që ne vazhdojmë ta kërkojmë atë në një individ tjetër, në idenë që ai/ajo ka për ne, do të përjetojmë situata zhgënjyese dhe jo përfundimtare.

Frika nga gjykimi i të tjerëve, 3 pika reflektimi të nevojshme:

•Një aspekt i rëndësishëm për t’u përqëndruar është se ju jeni i pari që gjykoni veten! Dhe në këtë rast jo pozitivisht. Gjykimi juaj negativ mund t’ju dëmtojë shumë më tepër sesa çdo gjykim tjetër që vjen nga jashtë.
Fillo ti së pari duke qenë më shumë mirëkuptues ndaj vetes, duke mos pritur përsosmërinë sepse të gjithë gabojmë dhe kjo gjë shërben për të mësuar. Si rezultat do të shohësh që edhe pjesa tjetër gjithashtu ndryshon.
•Ne nuk jemi kaq të rëndësishëm sa të jemi në qëndër të mendimeve dhe interesave të tjetrit! Ai/ajo sigurisht ka shumë gjëra të tjera për të menduar, që kanë të bëjnë: me jetën e tij/saj, problemet e tij/saj, interesat e tij/saj dhe ai/ajo nuk është aty gjithmonë i gatshëm të vëzhgojë dhe kritikojë gjithçka që bëjmë.
•Ndonjëherë ne ndërtojmë një ide të qartë se çfarë mendon një individ i caktuar, por ne nuk jemi në kokën e tij/saj dhe ne nuk dimë vërtet se cilat janë mendimet e tij/saj. Ky është vetëm mendimi ynë, i cili mund ose nuk mund të korrespondojë me realitetin.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …

te jetosh pa stres

Si do ishte jeta ime nëse nuk do duhej të jetoja çdo ditë me stresin kronik?

Stresi kronik është një nga sfidat më të mëdha që shumica prej nesh përballen në përditshmërinë moderne. Është …