Artikuj

psikologe tirane

Frika nga dashuria: Pse ndonjëherë të duash është e vështirë

Të frikësuar nga dashuria, është një gjëndje që bashkon shumë femra dhe meshkuj.
Çfarë është dashuria? Është ajo ndjenjë e fortë që lidh dy individë, i cila nganjëherë shpërthen në jetë si rrufeja në një qiell të pastër, dhe lëkund një ekuilibër ekzistues që çon në rishikimin e përparësive, zakoneve, interesave, gjithçkaje. Është ajo ndjenjë që shtyn dy individë drejt njëri-tjetrit, gjë që çon në një dëshirë për të ndarë gjithçka, ndonjëherë edhe jetën.
Është si hyrja në një gjëndje të dehur, e cila çon në humbjen e objektivitetit të zakonshëm dhe në vendosjen përkohësisht të pjesës tjetër në plan të dytë.
Të biesh në dashuri duket se është diçka e thjeshtë dhe plotësisht e natyrshme dhe është e vërtetë, por jo për të gjithë! Nuk është gjithmonë e lehtë të lejosh veten drejt dashurisë.
Ndonjëherë mund të hyjnë në lojë emocione në kundërshtim që nuk janë të lehta për t’u menaxhuar.
Në mënyrë që të biesh në dashuri ju duhet të lini veten të lirë, të ulni mbrojtjen tuaj, në një kuptim të caktuar të vendosni veten në një situatë më të prekshme dhe për dikë e gjithë kjo nuk është e lehtë për t’u zbatuar.

Frika nga dashuria: cilat janë shkaqet?

Arsyet e frikës së dashurisë mund të jenë të shumta:

Frikë nga mashtrimi, dhe zbulomi i partnerit/es tuaj ndryshe nga një ide fillestare
Frikë për të qënë të zhgënjyer nga pritshmërit personale të papërmbushura
Frika nga tradhtia, se mos ju tradhëtoj
Frika nga braktisja
Frikë se mos gabon
Frikë se nuk je në lartësinë e duhur
Frika nga trupi yt dhe seksualiteti
Frikë nga humbja e individualitetit dhe hapësirave personale
Frikë nga angazhimi që kërkon një histori e rëndësishme dhe nga mos njohja si të menaxhohen emocionet dhe situatat e lidhura
Edukimi i marrë, ndikimi prindëror

Frikëra mbi frikëra që kapin fjalë për fjalë mëndjen e individit, i cili nuk mund ta lërë veten të lirë drejt emocioneve. Një individ që krijon në kokën e tij një imazh negativ të marrëdhënies me tjetrin/ën, i cili shpesh nuk është real!
Ka shumë arsye që mund të çojnë në frikën e të dashurit, por në bazë ekziston gjithmonë një konstante, frikë nga vuajtja dhe kjo është pikërisht ajo që i shtyn disa të ndërtojnë një lloj mbrojtjeje, në mënyrë që të mos rrezikojnë të bien nën mëshirën e kësaj ndjenje.
Me qëllimin për të mbrojtur veten:
Disa preferojnë histori sipërfaqësore, të gatshëm për të ikur kur diçka duhet të ndryshoj, dhe kontrolli i tyre mbi situatën duhet të jetë më pak
Disa vazhdojnë me histori të shumta në mënyrë që të mos përfshihen shumë me një partner/e
Të tjerët pasi kanë provuar përvoja negative braktisin mundësinë e dashurisë
Frika nga dashuria: si ta trajtoni atë
Në një moment të caktuar duhet të pyesni veten: ta lejoni veten të shkojë me të vërtetë tek dashuria dhe ndjesh të gjitha ndjesitë e bukura që lidhen me të, a është diçka që ia vlen të përfshihesh?
Çfarë më shtyn të jetoj dashurinë dhe lidhjen me të tjerët si burim vuajtjeje?
Çdo individ sjell historinë e tij/saj dhe mënyrën e tij/saj të të jetuarit të dashurisë. Dhe kjo lidhet me mënyrën e të qënurit, të funksionimit në botë dhe në marrëdhëniet.
Individi sjell me vete një mori informacionesh dhe besimesh personale, të cilat e bëjnë atë të sillet në një mënyrë të caktuar dhe të bëjë zgjedhje specifike.
Shkuarja në psikoterapi për të thelluar gjithë këtë duke u mbështetur në mbështetjen e një psikoterapisteje/i, ju ndihmonë të rizbuloni veten, rizbuloni tjetrin/ën mundësitë të reja në një këndvështrim për një realizëm më të madh.
Pavarësisht të gjitha frikërave, është e nevojshme të fillojmë nga supozimi se nuk ka dashuri pa ndarje. Secili nga ne ka lindur dhe rritet në familjen e tij/saj, atëherë siç është e drejtë që herët a vonë ai/ajo largohet dhe jo për mungesë dashurie, por për të fituar autonominë e tij/saj … dhe ky është vetëm një shembull i ciklit normal të jetës.
Historit fillojnë, ndonjëherë për shkak të një seri peripecish ato mbarojnë dhe njerëzit ndryshojnë, edhe kjo është pjesë e ciklit normal të jetës. Por çdo person dhe çdo situatë me siguri do të ketë lënë një shenjë të rëndësishme.

Frika nga dashuria: dy aspekte për të mos u harruar

Asnjëherë mos u anuloni në marrëdhënie, qëndroni vetvetja dhe gjithmonë vazhdoni të kultivoni individualitetin tuaj
Jini të sinqertë për ato që dëshironi apo jo, për nevojat tuaja, për mënyrën sesi keni ndërmend të jetoni marrëdhënien

Qartësia ndaj tjerit/ës dhe vetë-respekti janë parakushtet themelore për krijimin e një marrëdhënieje çifti të mirë.
Dhe përveç kësaj … nuk ka dyshim se dashuria na bën më të prekshëm dhe më të varur nga gjestet e tjetrit/ës, nga sjellja e tij/saj, nga fjalët e tij/saj, dashuria është një rrezik …
Por askush nuk mund të na japë kurrë sigurinë se tjetri/a nuk do të na lërë kurrë, që nuk do të na bëjë të vuajmë.
Por lënia e kësaj sigurie është mënyra e vetme për të jetuar dashurinë. Shijoni emocionet e mrekullueshme që mund të japi, dhe mos u shoqëroni nga frika e vazhdueshme për të dashur.

Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Konsultat ofrohen live & online

Këshillimi me psikologun të ndihmon të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë:

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …