Artikuj

konsulta me psikologe ne studio tirane

20 Dhimbje Fizike që Lidhen me një Gjëndje Emocionale Konkrete

Çdo dhimbje që ne përjetojmë në nivel fizik mund të çoj në një gjëndje të veçantë emocionale, që do të thotë se si ne mendojmë brënda nesh. Sigurisht nga kjo pikëpamje nuk ka rregulla fikse dhe origjina e dhimbjes fizike mund të jetë shumë e ndryshme.
Ky klasifikim i thjeshtë vlen sidomos kur kemi përshtypjen se dhimbjet e trupit që ne po përjetojmë nuk kanë një origjinë të vërtetë fizike dhe pasi e kemi vërtetuar me analizat e bëra, por është një shprehje e emocioneve tona dhe gjëndjes që po jetojmë.
Disa dhimbje fizike, për shembull, mund të jenë të lidhura me stresin emocional. Shembulli më i zakonshëm është i përfaqësuar nga dhimbja e koke apo nga tensioni në qafë. Nga dhimbja e trupit tonë, në qoftë se ne duam, ne mund të përpiqemi për të deshifruar gjendjen tonë emocionale dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh brënda nesh.

Por cilat janë simptomat?

1• Dhimbje të Muskujve
Ndoshta në këtë kohë lëvizjet dhe përpjekja në jetë po bëhet e vështirë për ne. Nuk jemi të ndritshëm për fleksibilitet në marrëdhënie me veten, as në shtëpi ose në vendin e punës. Le të përpiqemi të kuptojmë se si të përmirësojmë situatën.
2• Dhimje Koke
Dhimbja e kokës kufizon procesin e vendimmarrjes. Ndoshta ju ndodh t’ju kapi një dhimbje koke pikërisht kur ju jeni gati për të marrë një vendim. Në këtë pikë është koha që ti kushtoheni relaksimit ose ndonjë aktiviteti të këndshëm që mund të lehtësojë tensionin.
3• Dhimbje Qafe
Dhimbja e qafës tregon se e kemi të vështirë të falim të tjerët dhe veten. Duhet të përpiqemi të provojmë ndjeshmëri më të madhe dhe dashuri si për veten dhe për të tjerët. Kështu do të jetë më e lehtë për të falur
4• Mishrat e dhëmbëve të acaruar
Ndoshta njerëzit rreth jush janë duke marrë vendime të cilat nuk i toleroni dhe mund të jenë në kundërshtim me mënyrën tuaj të të menduarit. Do të ishte më mirë që të diskutoni dhe sqaroheni.
5• Dhimbje në Shpatulla
Kjo do të thotë që ju jeni duke mbajtur mbi supet tuaja një barrë të madhe emocionale. Mundohuni të përqëndroheni më mirë për të zgjidhur problemet tuaja, por edhe për të ndarë këtë barrë me njerëzit e tjerë që keni në krahë në jetën tuaj.
6• Dhimbje Stomaku
Kemi dhimbje stomaku kur nuk kemi tretur një vakt, por edhe kur një situatë të pakëndshme të jetës tonë nuk arrijmë ta gëlltisim.
7• Dhimbje Shpine (në pjesën e sipërme)
Dhimbja e shpinës në pjesën e sipërme tregon se ju keni nevojë për përkrahje emocionale. Ndoshta keni përshtypjen se askush nuk ju do. Shfrytëzoni mundësinë për të takuar njerëz të rinj.
8• Dhimbje Shpine (në pjesën e poshtme)
Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës mund të tregojë disa shqetësime për para, që  në këtë moment nuk po ja dilni me shpenzimet mungesë sigurie finanziare, por edhe një ndjenjë të boshllëkut emocional. Është koha për të ndërmarrë veprime për të përmirësuar jetën tuaj.
9• Dhimbje Kërbishti dhe Kryqesh
Ndoshta në këtë moment keni një çështje të rëndësishme për të përballuar që keni  kohë që po e shtyni. Më të mirë ta shqyrtoni atë deri në fund dhe të shkoni në kërkim të zgjidhjes. Nuk mund të uleni mbi dafina, është koha për të lëvizur!
10• Dhimbje Bërryli
Dhimbja e bërrylit ka të bëjë me rezistencën për të ndryshuar në jetë. Ndoshta është koha për të guxuar dhe për të kaluar në gjëra të reja ose të paktën të liroheni.
11• Dhimbje krahësh
Dhimbja në krahë nga pikëpamja emocionale mund të lidhet me faktin se ju jeni duke tërhequr një barrë. Kjo mund të jetë një person apo një situatë e pakëndshme. Më mirë kuptoni se çfarë është problemi dhe merrni masa për ta zgjidhur atë.
12• Dhimbje Duarsh
Dhimbja në duart tuaja tregonë se ndoshta në këtë moment jeni duke përjetuar vetmi të tepruar. Përpiquni për të hapur veten për të tjerët dhe për t’i dhënë atyre një dorë  në kohë nevoje.
13• Dhimbje në Ijet
Dhimbja në ijet mund të jetë një shenjë e rezistencës ndaj ndryshimit dhe lëvizjes. Ndoshta tani ju duhet mbështetje për të përballuar më mirë me jetën.
14• Dhimbje e Kyçeve
Dhimbja e kyçeve na kujtonë se duhet të jemi më të hapur për jetën dhe më fleksibël. Përvoja dhe mësime të reja për të mësuar na presin.
15• Dhimbje Gjunjësh
Dhimbja në gju tregon se nuk jeni të gatshëm të përkuleni për të përmbushur nevojat e të tjerëve dhe se ne nuk mund të pranoni gjërat ashtu si janë, por në vend të kësaj  duhet të mësoni për të bërë atë.
16• Dhimbje Dhëmbësh
Dhimbja e dhëmbit ka të bëjë me emocionet që lidhen me neverinë dhe mosmiratimin e situatës së jetës që jetoni. Më mirë të përqëndroheni në aspektet pozitive, ndërsa   përpiqeni për të kapërcyer vështirësitë.
17• Dhimbje e Kaviljes
Dhimbje e kaviljes tregon se kurrë nuk i lejoni vetes një moment të relaksimit të pastër dhe kënaqësisë. Duhet të mësoni të jeni shumë më tolerues me veten.
18• Dhimbje Këmbësh
Dhimbja e këmbëve mund të jetë e lidhur me një gjëndje depresioni. Për ta marrë vesh, duhet të angazhoheni për të analizuar më mirë veten dhe emocionet tuaja. Ndosht jeni duke përjetuar një periudhë ndryshimesh dhe keni nevojë për përvoja të reja.
19• Dhimbje që Provokonë Lodhje
Nuk jeni duke i dhënë çlodhjes pjesën e duhur. Me ndjesinë dhimbjes jeta ju ftonë për të marrë një pushim. Duhet të përpiqeni për të bërë pak më shumë gjumë dhe të mësoni për t’u çlodhur.
20• Dhimbje e Përhapur e Pashpjegueshme
Kush provon një dhimbje në dukje e pashpjegueshme që ndodh në pjesë të ndryshme të trupit, ndoshta është lodhur me të vërtetë dhe ka nevojë për një pauzë dhe reflektim. Gjithë trupi duket i dobësuar dhe ka nevojë për rigjenerimin. Këshilla është të punoni në emocionet që ndjeni për të rifilluar rizgjimin tuaj.

Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë për të trajtuar depresionin dhe ankthin

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

blank

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …