Artikuj

psikologe tirane online

Dhimbja të bën të rritesh, por është dashuria ajo që të ndryshon

Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik, por shpesh neglizhohet. Jeta moderne, me ritmet e saj të shpejta dhe sfidat e vazhdueshme, ka shtuar ndjeshëm numrin e personave që përballen me stres, ankth, depresion dhe probleme të tjera psikologjike. Nëse ndihesh i mbingarkuar, nuk je i vetmi dhe mbi të gjitha, ka zgjidhje!

Pse duhet t’i japim përparësi shëndetit mendor?

1. Pasoja mbi trupin dhe mendjen: Ankthi dhe depresioni nuk prekin vetëm emocionet, por edhe trupin. Probleme të tilla mund të çojnë në lodhje kronike, pagjumësi, dhimbje muskulare dhe probleme të tretjes.

2. Marrëdhëniet sociale: Kur nuk ndihesh mirë me veten, ndikon edhe në lidhjet me familjen, miqtë dhe kolegët.

3. Produktiviteti dhe suksesi: Një mendje e lodhur e ka të vështirë të përqendrohet, duke ulur performancën profesionale dhe motivimin për të ecur përpara.

Hapat drejt një ekuilibri më të mirë emocional

  1. Reflekto mbi mendimet dhe emocionet e tua – Ndalo, merr frymë thellë dhe vëzhgo se si po ndihesh. Prano emocionet pa i gjykuar ato.
  2. Praktiko sjellje të shëndetshme – Aktiviteti fizik, meditimi, frymëmarrja e thellë dhe gjumi cilësor mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor.
  3. Fol me dikë që të kupton – Pavarësisht nëse është një mik i ngushtë apo një psikolog profesionist, ndarja e shqetësimeve ul ndjeshëm barrën emocionale.
  4. Identifiko dhe ndrysho mendimet negative – Mendja jonë shpesh krijon “psikokurthe”, duke na shtyrë drejt përsëritjes së mendimeve të padobishme. Puno aktivisht për t’i ndryshuar ato me mendime konstruktive.
  5. Kërko ndihmë profesionale – Psikoterapia nuk është vetëm për ata që ndodhen në situata të rënda; ajo është për këdo që dëshiron të rritet, të kuptojë veten dhe të menaxhojë më mirë sfidat e jetës.

Pse psikoterapia është një zgjidhje efektive?

  • Ndihmon në ripërpunimin e traumave të së kaluarës
  • Rrit vetëdijen dhe vetëbesimin
  • Ndihmon në ndërtimin e strategjive të shëndetshme për përballimin e sfidave

Koha për të folur: Mos e neglizho shëndetin tënd mendor!

Nuk ka turp të kërkosh ndihmë, por ka pasojat e veta ta injorosh problemin. Një konsultë me psikologun mund të jetë hapi i parë drejt një ndryshimi të madh në jetën tënde.

Studio Psikologjie ofron konsultime online dhe live për ata që dëshirojnë të ndihmojnë veten dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.

Mos harro: Shëndeti yt mendor meriton vëmendje dhe kujdes. Drejto jetën tënde, fillo ndryshimin sot!

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në TEAMS,  në adresën studio.psikologjie.

Më poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seancat e Psikoterapisë – 60 minuta, 7000 lekë të reja/70€
  • Seancë Familjare – 10.000 lekë të reja/100€
  • Seancë Prind – Fëmijë – 7500 lekë të reja/75€
  • Terapi çifti seanca është –  70 minuta kushton 9000 lekë të reja/90€

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

parteneri im me injoron terapi me psikolog

Kur ndiheni të injoruar në një marrëdhënie

Si të vendosni kufij dhe të mbroni shëndetin tuaj mendor Në marrëdhëniet personale, mënyra se si trajtohemi ka një …

neveria nje emocion qe te mbron konsulte me psikolog

NEVERIA Një emocion që të mbron

Neveria është një nga emocionet themelore njerëzore, e cila luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen tonë fizike …

terapi cifti emocionet dhe seksualiteti

Emocionet dhe seksualiteti Sa të lidhura janë?

Seksualiteti është një pjesë e rëndësishme e mirëqenies personale dhe e marrëdhënies në çift. Ai nuk lidhet vetëm …