Terapi për Fëmijë

Stresi tek femijet

Femijet jane viktima te stresit si edhe te rriturit, por ai kalon si i padukshem. Ne ditet tona ritmi i jetes eshte me i shpejte dhe ndryshimet ndodhin ne menyre me te shpeshte dhe me te shpejtuar. Ka faktore te shumte qe shtojne stresin ne jeten e femijerise. David Elkind autor i librit “the hurried child” mbeshtet idene se stresi eshte i qenesishem ne jete.

Ai shton se nje nga faktoret me te rendesishem te stresit tek femijet eshte nxitimi per tu pergatitur, per te shkuar nga nje vend tek tjetri, per te arritur suksese, per tu rritur. Shqetesimet qe shfaqen ne gjirin e familjes ne raste vdekje, divorci, probleme shendeti, tensioni dhe zenka sjellin frike, ankth, stermundim afektiv dhe kontribuojne ne stresin kronik.

psikologjia stresi tek femijet
Sipas Harold Minden – prof psik, dhe specialist ne fushen e stresit, stresi mund te ndikoje ne mireqenien fizike, afektive, sociale, intelektuale dhe ne rendimentin shkollor te femijerise. Ai mund te influencoje ne motivim, vemendje, perceptim, memorje dhe ne procesin e te mesuarit. Cdo femije reagon ndaj stresit me menyren e vet. Si te rriturit ai zoteron kapacitete te ndryshme per te zbutur fenomenin. Pervec kesaj ajo qe eshte burim stresi per nje femije mund te mos jete per nje tjeter.

Disa nga simptomat e stresit tek nje femije:

1. Dhimbje ne qafe, dhimbje koke, barku qe perseriten.
2. Irritim, trishtim, panik, inat i rritur.
3. Qetesi e pazakonte
4. Veshtiresi per te fjetur ose per tu relaksuar
5. Letargji, endrra, mospjesemarrje ne aktivitete
6. Energji ose nervozitet i madh
7. Kthim ne sjellje me pak te maturuara. Zakone nervoze: kafshimi i thonjve, perdredhje e flokeve, thithja e gishtit te madh ose nxjerrja e psheretimave te renda.
8. Reaksione mendjeholle, te gjetura si: nje shikim i hidhur ose pamje e ngrysyr.
9. Veshtiresi per tu kuptuar me shoket

Psikoterapia për fëmijët është një qasje që synon ofrimin e mbështetjes emocionale dhe psikologjike për të rinjtë gjatë periudhave të vështira. Në studion time të psikoterapisë në Tiranë, une si psikolog për fëmijë punoj për të rindërtuar strategjitë e duhura, duke promovuar mirëqenien emocionale dhe duke ndihmuar fëmijët të kalojnë me sukses nëpër periudha të vështira.

terapi familjare ndihme me psikolog

Terapi Familjare – hapi i parë për marrëdhënie të shëndetshme

Në një botë ku marrëdhëniet sfidohen nga ritmi i jetës moderne, presioni social dhe mungesa e komunikimit, gjithnjë …

Ankthi i vetmisë

Ankthi i vetmisë është në gjëndje të mbajë në këmbë lidhjet më konfliktuale

Në një botë ku ndryshimi është i pandalshëm dhe presioni shoqëror i vazhdueshëm, shumë prej nesh zgjedhin të qëndrojnë …

shero depresionin me psikologe ne tirane

Shërimi ndodh ne dallgë

Depresioni i padukshëm që ndikon jetën tonë të përditshme Në një realitet gjithnjë e më të ndërlikuar, shumë …