Tag: Psikologu Studio Psikologjie

psikologjia mendo pozitivisht

Mendo pozitivisht

Mendo pozitivisht, 14 menyra per ta arritur

Eshte optimizmi ai qe na sjell lumturine. Ta shohesh boten me gjithe ngjyrat e saj, ne te kundert destinacioni do te biesh ne depresion. Per kete qellim nevojitet filozofia e buzeqeshjesh, te pakten kete sugjeron psikologu.

Sipas ketij te fundit ndjenja e te qenit i plogesht, na ben qe te jemi pesimiste, edhe atehere kur adrenalina e situates ku po jetojme mund te jete ne maksimum. Braktisni kete situate dhe ndiq me kujdes katermbedhjete urdheresat qe ju bejne te mendoni pozitivisht. Katermbedhjete urdheresat e te menduarti pozitivisht, lidhen me te qenit i lumtur, edhe atehere kur gjendja jone shpirterore eshte poshte. Sipas nje studimi te kryer nga Erasmus University ne Rotterdam, shume prej te anketuarve edhe pse jetojne ne nje shoqeri mjaft te perparuar arrijne qe te preokupohen edhe per gjerat me te vogla. Kjo gje i ben ata qe te mos ndihen te lumtur, duke u shqetesuar jo vetem per problemet personale, por edhe rreziqet globale, te cilat na heqin kenaqesine e te jetuarit brenda normave qe nuk na krijojne stres.

1. Merru me dicka
2. Shoqerohu me miq
3. Duhet te jesh prodhimtar
4. Organizohu ndryshe
5. Mos u shqeteso
6. Ridimensiono frymezimin
7. Mendo pozitivisht
8. Mendo per te tashmen
9. Puno ne nje personalitet te shendosh?
10. Zhvillo nje personalitet te shoqerueshem
11. Duhet te jesh vetvetja
12. Elimino ndjenjat negative
13. Kultivo raportet intime
14. Konsideroje lumturine si prioritetin numer 1

Na Kontaktoni për të Zhvilluar Mendimin Pozitiv dhe Mirëqenien Tuaj

Studio Psikologjie Tiranë është i specializuar në ndihmën për të zhvilluar mendimin pozitiv dhe për të përmirësuar mirëqenien tuaj mendore. Në një botë plot sfida, të menduarit pozitivisht mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën tuaj personale dhe profesionale. Psikologia jonë e kualifikuar është këtu për t’ju ndihmuar të përballoni stresin, të rrisni vetëbesimin dhe të arrini një gjendje të përgjithshme të lumturisë dhe balancës.

Na kontaktoni sot për një konsultim dhe filloni rrugëtimin tuaj drejt një mendimi më të shëndetshëm dhe një jete më të përmbushur. Përmes metodave të personalizuara dhe një qasjeje të kujdesshme, ne punojmë për të krijuar një mjedis mbështetës dhe inkurajues ku mund të zhvilloni potencialin tuaj maksimal.

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikologjia-kompleksi-i-edipit- sipas sigmund freud

Kompleksi i Edipit sipas Sigmund Freud

Hansi i vogel (ky rast perfaqson fobine histerike feminore te kafshes) Hansi i vogel nuk do te dale perjashta se ka frike nga kali. Ky eshte fakti shqeto.

Duhet te bejme njefare pune per te kuptuar.

• Ç’eshte levizja shpirterore e shtypur ?

• Ç’eshte simptoma qe e zevendeson ate ?

• Ç’eshte motivi i shtypjes ?

Me nje studim me te sakte ne do te mesojme se nuk eshte nje frike e papercaktuar nga kali por per nje ndroje frike te percaktuar qarte: “kali do ta kafshoje”.

Mund te pergjigjemi lehte ne kete rast pasi nuk ka shume enigma.

FRIKA NGA KALI – simptome
PAMUNDESIA PER TE DALE PERJASHTA – dukuri e frenimit

Ne kete rast kjo permbajtje perpiqet te fshihet nga vetedija dhe te zevendesoet me nje fobi te papercaktuar, ne te cilen fshihet vetem frika nga objekti.

A mundet kjo permbajtje te perbeje objektin?

– Ishte nje femije qe ne gjume ai nuk flinte i qete por iu zhvillua frika se do ta shqyej ujku “si beri me 7 kecat ne perralle”. Dhe sipas ketij djali kafsha qe u ngjallte tmerrin kafsheve ishte ujku.

Sipas trajtimit psikoanalitik(Frojd) ne stadin fallik(3-5,6)  detyrimi me i veshtire ku ka me shume te ngjare te dalin probleme eshte KOMPLEKSI I EDIPIT.

Objekti i pare i dashurise per te gjithe ne eshte nena…
Djali i vogel ka nje rival per magjepsjen e nenes te atin…i ati eshte armiku.
Ne kete kohe qe vogelushi njeh kete situate arketipike behet i vetedijshem…
Ne kete çast te jetes atij i duket se te kesh diçka eshte me mire se mos te kesh…por shtrohet pyetja:
Ku eshte penisi i vajzave?
Mos ndoshta ajo e ka humbur?
Mos ndoshta u eshte prere?
Mos ndoshta kjo mund ti ndodh dhe atij…?

KY ESHTE FILLIMI I ANKTHIT TE TREDHJES

Po te vajza?
Djali ne kete faze di ti jap kenaqesi vetes me ane te penisit te tij duke e lidhur eksitimin e tij me perfytyrimet per mardhenien seksuale.
Te njejten gje ben dhe vajza me klitorin e saj. Kurse vagina femerore ngelet e pazbuluar per te dyja sekset.

• Ne fazen fallike te nje vajze zone erogjene eshte klitori
• Por e situaten e kompleksit te edipit objekt dashurie per vajzen behet babai dhe ajo do te kaloje nga objekti baba – ne zgjedhjen perfundimtare.

VAJZA DUHET TE NDRYSHOJE ZONEN EROGJENE ME OBJEKTIN NDERSA TE DJALI ATO RUHEN.
• Por si kalon ?

Ne nje moshe te caktuar fillon te veproj forca fillestare e terheqjes ndaj njeri-tjetrit e sekseve te kunderta qe e ben nje grua joshese per nje burre ne te njejten kohe qe i njejti ligj e lejon mashkullin te kapet fort pas se emes.
Por ka dhe gra qe mbeten per nje kohe te gjate ne vartesine e embel te objektit baba dhe ky numer eshte relativisht i madh.

VERTET OBJEKTI I DASHURISE SE VAJZES ESHTE BABAI POR NUK DUHET ANASHKALUAR DHE LIDHJA PARAEDIPJANE ME NENEN.

Le ta analizojme:

• Mardheniet libidinoze te vajzes me nenen jane teper te larmishme.
• Ekziston frika se nena mund te vritet apo helmohet.
• Nena duke u kujdesur per trupin e femijes shkakton ne gjenitalet e tij ndjesine e kenaqesise duke i zgjuar atij per here te pare.
• Pse vdes lidhja e fuqishme e vajzes me nenen ?
• Ne e dime se kjo do tja leri vendin babait.

– Largimi nga nena behet ne shenje armiqesie.- Lidhja me nenen shnderrohet ne urrejtje.
– Urrejtja mund te behet aq e fuqishme sa mund te ruhet gjithe jeten.
– Ka dhene pak qumesht femijes – deshmon per mungese dashurie (gryksia e femijes per ushqimin e tij te pare ne pergjithsi eshte e pashuar).
– Mendohet se me shkeputjen nga gjiri lidhet frika e helmimit.
– Akuza tjeter lind kur del ne jete nje femije tjeter. Ne vitet e mepasme kjo xhelozi ushqehet nga burime te reja dhe e gjithe kjo tronditje perseritet me lindjen e çdo vellai ose motre.
– Deshirat e tij te larmishme seksuale qe ndryshojne ne varesi te fazes se libidos e qe ne pjesen me te madhe nuk mund te plotesohen (duke e shoqeruar ate me kercenime te egra – manipulimet me gjenitalet qe shkaktojne kenaqesi te te cilat ç’eshte e verteta ajo e ka cuar vete.

psikologe Tirane

Karakteristikat, meshkujt dhe femrat ndajnë vetëm 10 për qind të karakteristikave

Gjinia më e butë është më e ndjeshme dhe më e ngrohtë, derisa meshkujt janë më dominues dhe më stabilë emocionalisht, dhe për shkak të këtyre dallimeve zgjedhin edhe karriera të ndryshme, vërteton studimi britanik. Femrat janë nga Venera, ndërsa meshkujt nga Marsi, është thënie e vjetër e cila qartë përshkruan se sa jemi të ndryshëm në të vërtetë. Mashkulli dhe femra mesatare kanë vetëm 10 për qind të karakteristikave të përbashkëta të personalitetit, zbulon studimi i Universitetit Manchester në 15.000 persona.

Gjinia më e butë është më e ndjeshme dhe më e ngrohtë, derisa meshkujt janë më dominues dhe më stabil emocionalisht. Dallimet në mes gjinive janë aq të mëdha sa që ndikojnë në zgjedhjen e vendit të punës, vërteton hulumtimi.
‘Edhe pse e kemi ditur që ekzistojnë dallimet, ato janë në fakt shumë më të mëdha se sa kemi menduar. Ndoshta tingëllon si stereotip, por një numër i madh i femrave punon në profesionet në të cilat tregojnë anën e tyre të ndjeshme siç janë infermieret dhe mësueset’, pohon një nga autorët e studimit, psikologu dr. Paul Irwing.

Njerëzit e zgjedhin punën që i bën të ndihen të lumtur dhe në të cilën janë të mirë, ndërsa kjo vetëm vërteton se sa të mëdha janë dallimet në mes gjinive. Dallimet janë edhe më të dukshme për shkak të niveleve të ndryshme të hormoneve në trup, shton ai.

Karakteristikat femërore
* Ndjeshmëria
* Ngrohtësia
* Mirëkuptimi
* Tensioni
* Mbështetja vetëm në vete
* Gjallëria
* Preokupimi

Karakteristikat mashkullore
* Dominimi
* Stabiliteti emocional
* Racionaliteti
* Maturia
* Të hapur për ndryshime
* Guximi social
* Ruajnë privatësinë
* Perfeksionizmi

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …