Si të ketë sukses një lidhje?
Shfrytëzojeni fuqinë e emocioneve. Çiftet të cilat mundohen dhe punojnë në zgjidhjen e problemeve i kanë lidhjet më të suksesshme.Nëse zgjidhja e problemeve mund të jetë e vështirë, kjo është më mirë sesa lidhja, puna apo shoqëria të hidhet e tëra.
1. Kur të jeni në probleme serioze, provoni ta mposhtni zemërimin. Nuk mund të mendoni në mënyrë logjike me gjithë atë zemërim. Nëse nuk mund të përmbaheni, më mire do të ishte ta shtyni bisedën, derisa të qetësoheni.
2. Nuk është puna aty se kush ka apo kush nuk ka të drejtë. Nëse tentoni ta fajësoni partnerin tuaj, apo ta vërtetoni se ai nuk ka të drejtë, nuk ka bisedë dhe nuk do të arrini asnje përparim ne lidhje. Që të dy keni përgjegjësinë që marrëdhënien ta ktheni në drejtimin e duhur.
3. Shikoni te ardhmen dhe bisedoni rreth asaj se çfarë është mirë për të dy. Mos pranoni asgjë më shumë se barazinë dhe se bëni gjënë e duhur per kete lidhje, si për ju, po ashtu edhe për partnerin tuaj.
4. Jini të qetë dhe nëse me kujdes i tregoni ndjenjat e tuaja, pa marrë parasysh se kush ka gabuar, do t’ia falni dhe në të ardhmen do të mësoni nga gabimet tuaja.
5. Kuptoni se nuk po kuptoheni për diçka. Nëse ndaheni nga partneri, nuk e keni zgjidhur problemin. Që kjo lidhje të ketë sukses, duhet të llogarisni në përkrahjen e njëri tjetrit.
6. Për temat e rëndësishme gjithmonë bisedoni të vetëm. Nëse keni fëmijë, nuk do të dëshironit që ata ta “grumbullojnë” energjinë negative, mbasi kjo mund të sjellë pasiguri tek ata. Mbani mend se mund t’ju dëgjojnë nëpërmjet dyerve të mbyllura, prandaj toni duhet të jetë sa më i ulët.
7. Para se të sillni vendim se si ta zgjidhni problemin, shikoni të gjitha opsionet e mundshme. Kjo kërkon sjelljen e ideve të reja dhe mund të përbashkët për t’u gjetur një zgjidhje sa më e mirë. Nëse këtë e bëni në mënyrën më të mirë, jeni në rrugë të mirë ta zgjidhni problemin.
8. Mos nxitoni me përfundime. Ndoshta nuk do të jeni të aftë që në momentin e duhur t’i gjeni përgjigjet e duhura, pra më mirë do të ishte të flini para se të vendosni në cilin drejtim do të shkoni apo cfare drejtimi do te marre kjo lidhje.
9. Besoni në atë se do të gjeni zgjidhje, e cila do t’ju përshtatet të dyve. Nëse situatës i përballeni me optimizëm, shumë më lehtë do ta gjeni zgjidhjen.
10. Mendoni sa fitoni me vendimin tuajdhe sa e rëndësishme është kjo lidhje për ju. Besoni se gjithçka do të shkojë mirë dhe se do të qetësoheni!
Nëse po përjetoni sfida në marrëdhënien tuaj dhe ndjeni nevojën për të përmirësuar komunikimin, mirëkuptimin dhe lidhjen emocionale me partnerin, mos prisni më gjatë. Terapia për çifte mund të jetë çelësi për të rikthyer harmoninë dhe intimitetin që kërkoni. Kontaktoni sot Studio Psikologjike dhe rezervoni një seancë për të zbuluar se si mund të forconi marrëdhënien tuaj. Investoni në të ardhmen e lidhjes suaj!
Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.
Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu Tiranë, me poshtë gjeni listen e cmimeve:
- Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
- Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
- Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro