Tag: Panik

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Fshihet në Tru receta për të mbajtur Ankthin në kontroll

Ilaçet nuk funksionojnë: sekreti është për të balancuar emocionin dhe arsyen

Që të mundeni pastaj të dilni nga ankthi, për të parandaluar atakët e panikut dhe të mos shkatërroheni mes mendimeve të vogla apo të mëdha paranojake!

Truri është i specializuar në aktivitete të veçanta, të tilla si parashikimi i të ardhmes: i ngjashëm me një arkitekt i cili tashmë ka në mëndje një pamje përfundimtare të projektit të tij apo një romancieri që tashmë e di se si historia e saj/tij do të përfundojë para se ta filloj ta shkruaj. Por opsioni për të sjellë përpara ide do të thotë që njeriu të jetë i frikësuar për të ardhmen, ose, shprehia më e përdorur popullore, që e bën njeriun «ankthioz». Ky është arsyetimi i neuroshkencëtarit të njohur botërisht Joseph Ledoux, një profesor në Qëndrën për Shkencat Nervore në Universitetin e Nju Jorkut dhe drejtor i «Emotional Brain Institute».

Edhe biologjia e evolucionit gjithashtu pajtohet: një gjëndje fiziologjike e tensionit na bën të gjendemi të përgatitur për t’u përballur me ndryshime të papritura dhe rreziqet. Shumica e frikrave janë nxjerrë nga përvoja, kultura dhe mjedisi. Me një fjalë nga përjetime që kthehen në “trauma”.

Informacioni arrin amigdalën, Qëndra  emotigjene – shpjegon ai – janë të përpunuara nga korteksi para-ballor, i cili është një sistem frenues dhe rregullues i emocioneve. Korteksi, në fakt, kombinon informacionin emocional me ndijor dhe kulturor, duke krijuar një formë të njohur për përvojën. «Është e qartë, pra, se «interpretimi emocional paraprin njohjen-racionale.» Kërcënimi frikëson përpara trupin dhe pastaj mëndjen. Prandaj nuk është e mjaftueshme për të punuar vetëm në arsyetimin e «informacionit» që shkakton ankthin, por edhe në aspektet e pavetëdijshme. Ka nevojë për një psikoterapi që dialogonë me të dy filtrat emocional: natyrën e parë instinktive (amigdala) dhe tjetrin arsyetues (korteksin).

«Është një proces mësimi, në të cilin pacienti nuk «Nënshtrohet» nga frika dhe neuroza, por mëson ti njohi dhe ti menaxhoj ato».

«LeDoux është i qartë. Së pari: rruga e ilaçeve nuk është më e kalueshme. “Kanë ndalur së bëri kërkime mbi molekulat për çrregullimet e ankthit, sepse ato nuk japin më rezultate. Ne kemi të njëjtat mjete të 50 vjetëve më parë: shtypim simptomën, por nuk e zgjidhim».

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet TEAMS, WHATSAPP, VIBER

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

psikolog per marrdhenie te shendetshme

Mesazh për Ata që Ndjekin

Si të çlirohesh nga frika e braktisjes dhe të gjesh ekuilibrin e brendshëm Në marrëdhënie njerëzore, shumë persona …

psikoloe ne tirane

DËGJO TRU, OSE QETËSOHU, OSE VDESIM TË GJITHË

Qetëso Mendjen, Shëro Trupin Në një botë ku ritmi i jetës është gjithnjë e më i shpejtë dhe sfidat e përditshme …

si ta pranojme ankthin

Rruga për të Mirëpritur Ankthin

Në shoqërinë moderne, fjala ankth dëgjohet shpesh dhe shpeshherë shoqërohet me frikë, shqetësim apo pasiguri. Shumë …