Tag: Grupi i gjakut tregon karakterin tuaj

Konsulta me nje psikolog online

Grupi i gjakut tregon karakterin tuaj

Në disa vende të botës, si për shembull në Japoni, grupi i gjakut pasqyron karakterin e njerëzve. Madje, të dhënat për grupin e gjakut mund t’i gjeni te çdokush në profilet e rrjeteve sociale dhe kështu me radhë.

Lexoni se si ndikon grupi juaj i gjakut, sipas kulturës japoneze:

Grupi A

Personat me këtë grup gjaku janë të vyeshëm, seriozë, të ndjeshëm, të durueshëm dhe të përmbajtur. Ata janë partnerë të shkëlqyeshëm dhe e duan shoqërinë e tyre prej të cilëve presin përkrahje çdoherë kur përjetojnë ndonjë periudhë të stresuar në punë. Janë prindër të mirë të cilët me padurim e presin të kthehen në shtëpi nga puna për tu relaksuar me familjen e tyre. Ana negative e tyre është se ata shpeshherë merren me imtësira dhe janë të tensionuar.

Grupi B

Janë të mbushur me pasion, kreativë dhe të fortë emocionalisht. Sipas japonezëve, duhet të qëndroni sa më larg këtyre personave pasi  ata janë shumë vetjakë dhe të papërgjegjshëm.

Grupi AB

Janë të përmbledhur, racionalë, të shoqërueshëm dhe shumë të përshtatshëm në çdo situatë. Me këta persona është shumë e lehtë të krijoni një lidhje dashurie, por këta persona asnjëherë nuk do t’ju duan aq sa ju i doni ata. Ata thjeshtë nuk duan ta humbasin mendjen në emër të dashurisë. Por, janë partneri të mirë dhe dinë të argëtohen në mënyrë të përkryer. Por, keni kujdes sepse ndonjëherë ata dinë të jenë mjaft kritikë, prandaj jini të gatshëm për një sasi të konsiderueshme cinizmi në qoftë se nuk janë në humor të mirë.

Grupi 0

Të këndshëm, simpatikë, të shoqërueshëm dhe optimistë. Ata janë të ngrohtë dhe në qoftë se i takoni në rrugë do t’ua shtrëngojnë dorën fortë. Personat me këtë grup gjaku dinë të bëjnë veprime romantike në mënyrë spontane. Njëkohësisht, ata janë xhelozë dhe arrogantë kur hidhërohen.

Takim me psikologe online

Nëse ke dyshime për llojin e ndihmës që të nevojitet mjafton të na kontaktosh duke dërguar një email ose duke na telefonuar. Jemi në dispozicionin tënd për të zgjidhur së bashku çdo lloj problemi. Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …