Tag: Frika dhe Ankthi

Frika dhe Ankthi: Përshkrimi Psikologjik dhe Fiziologjik

Frika dhe Ankthi: Përshkrimi Psikologjik dhe Fiziologjik

Një numër i konsiderueshëm njerëzish përjetojnë shqetësime të lidhura me ankthin, sidomos në periudhën e hershme të jetës adulte, e cila korrespondon shpesh me moshën rreth 20 vjeç. Megjithatë, këto shqetësime prekin edhe moshat e tjera. Gjatë momenteve kur individët përjetojnë ankth dhe frikë, nëse këto përjetime janë të intensitetit të lartë, ato mund të shoqërohen me një sërë simptomash fizike dhe psikologjike, si:

  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Ndjesi të ftohti ose të nxehti
  • Rrahje të shpejta ose të rënda të zemrës
  • Mpirje ose ndjesi mornicash
  • Ndjenjë mbytjeje
  • Ndjesi jo reale ose të çuditshme
  • Djersitje e tepërt
  • Marrje mendsh, të fikët
  • Dridhje
  • Frikë nga vdekja
  • Të përziera ose shqetësime të tjera fiziologjike
  • Frikë nga humbja e kontrollit ose çmendja
  • Dhimbje kraharori ose ndjesi parehatie

Nëse këto simptoma janë të pranishme, kemi të bëjmë me një çrregullim të qartë të ankthit. Në veçanti, këto janë shenja të një çrregullimi të panikut, i cili në shumë raste shoqërohet me agorafobi ose ndonjë fobi specifike, si për shembull fobia sociale.

Më poshtë janë disa fragmente nga individë që shfaqin simptomat e mësipërme:

Citim 1
“Frika më e madhe në jetë për mua është vdekja. Para një muaji isha duke udhëtuar me autobus dhe po mendoja për vdekjen dhe jetën pa mua. Pas disa minutash përjetova rrahje të shpejta të zemrës dhe përfundova në urgjencë. Që nga ajo kohë, më është përsëritur disa herë dhe kam shkuar shpesh në urgjencë. Ende kam frikë se mund të vdes. Sa herë që trembem nga diçka, kontrolloj zemrën dhe kokën nga frika se mund të kem ndonjë hemorragji cerebrale. Zemra ime ka dalë shumë mirë në testime, por frika mbetet. Psikiatri dhe neurologu më kanë thënë që është nga stresi dhe se do kalojë, por unë ende kam frikë. Më kanë thënë se nuk mund të vdes nga stresi. Si mund ta tejkaloj? Kërkoj ndihmë të menjëhershme. Faleminderit për mirëkuptimin.”

Citim 2
“Unë jam 20 vjeç, por ky mendim më ka ndjekur gjatë gjithë jetës, sidomos në situata të mbyllura ose kur nuk kishte energji elektrike. Nuk e mendoja shpesh, por sa herë e mendoja, frikësohesha se mund të lija ndonjë pasojë në sistemin nervor. Sot, në moshën 20 vjeç, kjo mendim më shkaktoi një episod takikardie (rrahje shumë të shpejta të zemrës), por për kardiologun nuk ka probleme. Që nga ajo ditë, mbaj mendjen herë te pulsi e herë te dhimbja e kokës. Kërkoj mendimin e dikujt që ka kaluar stresin në shkallën që po e kaloj unë dhe të më tregojë se si e ka tejkaluar.”

Citim 3
“Nuk kam parë kurrë njerëz të vdekur, madje para se të sëmuresha, shikoja filma horror pa problem dhe nuk më bënte përshtypje as të shihja dikë duke vrarë kafshë. Por tani nuk mund ta konceptoj botën pa mua dhe mendoj se unë jam qendra e gjithçkaje. Kur të vdes unë, çfarë do ndodhë? Kjo pyetje më ka sëmurur. Tani jam fiksuar pas çdo dhimbje që ndiej dhe trembem shumë shpejt (gjë që më parë nuk ndodhte).”

Në këto raste kemi të bëjmë me një çrregullim paniku, pasi përjetohet një ose më shumë episode paniku të papritura dhe periodike. Karakteristikë është shqetësimi i vazhdueshëm mbi përjetimin e sulmeve të tjera, pasojat e tyre, si dhe simptoma si rrahje të shpejta të zemrës, frikë nga vdekja, humbja e kontrollit etj.

Ankthi shfaqet shpesh në situata ku largimi nga vendi është i vështirë, i sikletshëm ose i pamundur, ose kur ndihma nuk është e lehtë për t’u arritur gjatë një sulmi paniku të papritur. Kjo sugjeron që çrregullimi i panikut shpesh shoqërohet me agorafobi. Frikërat tipike agorafobike përfshijnë: të qenit vetëm larg shtëpisë, në vende të errëta, në turma, në radhë, në ura apo në udhëtime me autobus, tren ose makinë.

Trajtimi i këtyre rasteve nga një psikolog bëhet kryesisht nëpërmjet psikoterapisë kognitive dhe të sjelljes, e cila është ndër më efikaset për këtë lloj çrregullimi. Shumë shpesh, si hap fillestar, pacienti plotëson një pyetësor ose i përgjigjet pyetjeve gjatë një interviste. Një pjesë e rëndësishme e terapisë janë detyrat e shtëpisë, të cilat rekomandohen nga terapisti.

Vetëmonitorimi është thelbësor në këtë proces. Kjo praktikë ndihmon individin të vëzhgojë problemin e tij në mënyrë të vetëdijshme dhe objektive. Vetëmonitorimi përfshin mbajtjen e shënimeve mbi çdo episod shqetësues, duke përfshirë kohëzgjatjen, shpeshtësinë, si dhe nivelin e frikës në një shkallë nga 0 deri në 8. Për çdo episod ankthi apo frike, është e nevojshme të regjistrohen simptomat e përjetuara dhe çdo faktor që shoqëron episodin.

Kontakto Psikologe në Tiranë

Nëse po përjetoni ankth, stres apo frikë që po ndikon në cilësinë e jetës tuaj, mos prisni më gjatë! Studio Psikologjike është këtu për t’ju ndihmuar të gjeni qetësinë dhe balancën që meritoni. Kontaktoni sot për një seancë konsultimi dhe hidhni hapin e parë drejt mirëqenies mendore. Rezervo tani dhe fillo rrugëtimin drejt një jete më të qetë dhe të kontrolluar!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Më poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 60 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …