Artikuj

Konsulta në studio/online me psikologe në Tiranë!

Depresioni i maskuar: simptomat dhe kura

Depresioni i maskuar klasifikohet si depresion atipik.

Është një nga shkaqet kryesore të vuajtjes psikologjike dhe një shqetësim i madh social.
Në këtë formë, depresioni nuk del në sipërfaqe por manifestohet me çrregullime somatike ndonjëherë intensive.
Në depresionin e maskuar, personi zgjedh të veshë një “maskë”, por zgjedhja është plotësisht e pavetëdijshme.
Në këtë artikull flas për këtë lloj depresioni, për të qënë në gjëndje ta njohim më mirë. Manifestohet me simptoma somatike dhe është i ndryshëm nga depresioni i errët dhe i trishtuar për të cilin jemi mësuar të mendojmë.

Depresioni i maskuar: çfarë është

Le të fillojmë duke kuptuar se për çfarë po flasim.

Depresioni i maskuar është një fenomen shumë i zakonshëm. Quhet gjithashtu si depresion i fshehur ose depresion latent(Lange J., 1928) dhe duket se është edhe më i shpeshtë se depresioni i dukshëm.
Personi depresiv e ndjen veten, jetën e tij, realitetin përreth sipas një transformimi përkeqësues, i cili ngjyros gjithçka me cilësi të pakëndshme dhe të dhimbshme.
Duke bërë këtë sqarim, është e nevojshme të nënvizohet se depresioni i maskuar nuk paraqet sjellje të dukshme që mund ta bëjnë njeriun të mendojë për një formë depresive, sepse shqetësimi dhe simptomat ndjehen pothuajse ekskluzivisht në një nivel somatik dhe fizik.
Personi që vuan nga ky lloj depresioni somatizon ankthin në trup, i lidhur me shqetësimet e tij të pavetëdijshme, sepse nuk është në gjëndje t’i shprehë ato ose t’i njohë ndryshe.
Depresioni i maskuar si ta kuptojmë nga simptomat fizike
Në bazën e depresionit të maskuar, gjithmonë ekziston një ankth i fortë.
Është një nga  format depresive më të vështirat për të diagnostikuar, por ankthi dhe vuajtja somatike mbizotëron qartë.
Trupi shpreh vuajtjen psikologjike dhe e bën atë në mënyrën e vet

Cilat janë simptomat e trupit?

-Dhimbje koke
-Tretje e keqe
-Dhimbje barku
-Takikardi
-Ndjesia e mbytjes dhe shtypjes në fyt
-Gojë e thatë
-Dhimbje shpine
-Ulçër
-Osteoartrit
-Kolit
Siç u përmend më lart në bazë të depresionit të maskuar, ne pothuajse gjithmonë gjejmë një gjëndje të rëndësishme të Ankthit somatizues, i cili manifestohet me simptoma të tilla si:

-Rrahje të zemrës
-Marrje mëndsh
-Djersitje
-Vështirësitë në veprimtaritë e zakonshme të punës
-Apati
-Nervozizëm
Në shumicën e rasteve, ata që vuajnë nga depresioni i maskuar nuk e njohin përvojën e tyre depresive, por janë të bindur që simptomat kanë një origjinë organike.

Depresion i maskuar dhe kura

Depresioni i maskuar është në të vërtetë një çrregullim i humorit dhe nëse nuk njihet dhe trajtohet si duhet, ai mund të ndikojë seriozisht dhe të komprometojë jetën tuaj.
Prandaj, trajtimi domosdoshmërisht duhet të karakterizohet nga mbështetje psikologjike dhe ndërhyrje psikoterapie.

Depresioni i maskuar dhe psikoterapia

Studimet shkencore sot kanë treguar qartë se si, Psikoterapia ndihmojnë në administrimin më të mirë të depresionit të maskuar dhe në zgjidhjen e tij. Ajo siguron seanca javore, të një lloji individual, të cilat ndihmojnë për të analizuar ndjenjat e veta dhe vështirësitë psikologjike.
Për më tepër, një nga rolet themelore të psikoterapisë është të na ndihmojë të kuptojmë më mirë çrregullimin dhe për këtë arsye të inkurajojmë ndërprerjen e mekanizmave me qëllim të dëmshëm që shkaktojnë depresion, si fizikisht, mëndërisht dhe emocionalisht.

Depresioni maskuar – 5 mjete ndihmëse për jetën e përditshme

Sa më shumë që personi bëhet viktimë e zakoneve të këqija, aq më shumë do të rritet rreziku i amplifikimit të simptomave të depresionit.
Rreziku i zhvillimit të kësaj patologjie nuk rritet vetëm me kalimin e viteve, por gjithashtu dhe mbi të gjitha, me cilësinë e ulët të jetës që udhëheqim.
Këtu janë 5 variablat e mëposhtme në të cilat të përqëndrohesh dhe të përpiqesh për ti mbajtur në vëmëndje.

1• Mundohuni të qëndroni aktiv dhe të praktikoni një aktivitet fizik që ju pëlqen çdo ditë (edhe një ecje )
2• Mundohuni të flini të paktën 6-7 orë gjatë natës
3• Ndiqni ritme të rregullta të jetës
4• Mos merrni ilaçe pa mbikëqyrjen mjekësore
5• Mbroni të drejtat tuaja dhe mos bëni asnjë përpjekje për të kënaqur të tjerët

Simptomat psikologjike dhe mentale si ankthi, depresioni, dëshpërimi …etj nuk janë dhimbje që të fshihen dhe të shtypen, duhet të shihen si sinjale paralajmëruese e psikikës sonë që tregojnë se diçka në jetën tonë nuk është duke shkuar në mënyrë të drejtë. Vetëm duke i mirëpritur ato dhe duke i kuptuar mund ti ndalojmë që të na mundojnë.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si një psikologe keshillimi i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Mind Full, or Mindful?

Mind Full, or Mindful?

Çfarë do të thotë të jesh me mendjen plot apo të jesh i vetëdijshëm? Ndërgjegjësimi nuk është thjesht një fjalë, …

konsulta me psikologe ne tirane per te kuruar ankthin

Takimi im i Parë me Psikologen

E mbaj mend ditën kur takova për herë të parë psikologen time, sikur të kishte qenë dje. Kujtimi është kaq i gjallë, …

psikolog per atak paniku

Brënda Labirintit të Mëndjes

Dielli sapo kishte filluar të lindte kur e ndjeva për herë të parë – një ndjesi e çuditshme dhe e frikshme që më …