Psikologjia introspektive: 6 pyetje për t’i bërë vetes nëse vërtet dëshironi të ndryshoni jetën tuaj!
A doni të ndryshoni jetën tuaj, duke filluar nga sot? Nëse përgjigjja është po – dhe jam e sigurt që ashtu është! – atëherë mund të filloni t’i bëni vetes 6 pyetjet që do doja të ndaj me ju.
Ato mund të jenë një pikë e mirë fillestare për të qënë në gjëndje t’i japim një shtysë me tepër ekzistencës suaj, duke reaguar ndaj pritshmërive të shoqërisë, sfidave që na ka krijuar jeta dhe një ndjenje frustrimi që mbase ju sulmon sa herë që shikoni nga e ardhmja me pasiguri, frikë dhe shqetësim.
Siguritë na vendosin aty ku jemi, dyshimet hapin rrugë të reja… ato na lejojnë të shohim përtej, të ecim përtej.
Bërja e pyetjeve do të thotë që ju keni arritur të dilni nga kufijtë e vendosur dhe po përpiqeni t’i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër. Dhe kur kupton se si një pyetje e thjeshtë mund të fillojë të vëre aq shumë në punë mëndjen,atëhere fillon të vësh në dyshim gjithçka.
Këto janë pyetje të thjeshta dhe të drejtpërdrejta, që megjithatë, do të kërkojnë një analizë të thellë të “Unit” tuaj nga ana juaj. Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve do të zbuloni se cilat janë pasionet tuaja të vërteta, pikat tuaja të forta, vlerat, dëshirat dhe motivimet tuaja.
Duke ngritur pyetjet e duhura, ju mund të bëheni një person më i lirë dhe më kreativ, sepse më në fund do të kuptoni se fakti që gjërat janë bërë gjithmonë në një mënyrë të caktuar nuk do të thotë se kjo është e vetmja mënyrë e mundshme.
Me pak fjalë, do të shfrytëzoni rastin për të kuptuar cilat janë disa nga aspektet më të rëndësishme të shpirtit tuaj dhe personalitetit tuaj, dhe do të jeni në gjëndje t’i përdorni ato për të përmirësuar angazhimin tuaj në qëllimin e “ndryshimit”.
Por cilat janë keto pyetje?
Pyetja e parë: çfarë nuk më kënaq me gjëndjen time aktuale?
Përgjigja mund të kërkojë arsyetim të zgjatur ose … mbase tashmë mund të keni një ide se çfarë nuk ju kënaq vërtet! Megjithatë, nuk ka një përgjigje
Rendisni të gjitha aspektet e jetës suaj që mund të ngadalësojnë rritjen tuaj emocionale, d.m.th. shkaqet themelore të pakënaqësisë suaj. Mendoni për ato situata që ju bëjnë të ndiheni një njeri i pakënaqur dhe çfarë mund të bëni për t’i ndryshuar. Mendoni për këtë me një mëndje kritike dhe të shkëputur, sikur problemet të ishin të një mikut tuaj dhe jo tuajat!
Kjo punë introspektive do t’ju ndihmojë të nxirrni në pah pakënaqësitë e vërteta dhe që të bëheni më të vetëdijshëm … dhe qëndrimi në gjendjen aktuale nuk mund të jetë një zgjidhje por në vend të kësaj, ka shumë zgjidhje të tjera që nuk i keni konsideruar ende.
Pyetja e dytë: Cilat kanë qënë sukseset e mia më të mëdha deri më tani?
Pyetja e dytë që do të doja t’i bëje vetes ka të bëjë me nevojën për të rikujtuar qartë se cilat kanë qënë sukseset e tua kryesore deri më tani.
Shpesh na ndodh të përqëndrohemi në ato që na mungojnë në jetë: pse më ndodh gjithçka mua? Pse gjithçka shkon gjithmonë keq me mua? Pse ai tipi duhet të fitojë më shumë se unë? Pse të gjithë të tjerët duket se janë më të lumtur dhe kanë gjëra që unë nuk i kam?
T’i drejtohesh vetes në një mënyrë nënçmuese do të thotë të mbjellësh farën e një ndërgjegje të sëmurë.
Nëse, nga ana tjetër, i drejtoheni vetes me shprehje të fuqishme, të tilla si: Unë jam i mrekullueshëm, të gjithë më duan, unë jam shumë i mirë në punën time, unë jam një person i dashur, jam plot burime dhe aftësi, ndihem mirë etj.. do ta kuptoni që, pak nga pak, sëmundja hiqet për t’i dhënë rrugë mirëqënies së paparë dhe fuqisë së pakufishme.
Në veçanti, një pyetje që duhe t’i bëni vetes nëse doni të rrisni ndjeshëm shansin tuaj për të qënë të lumtur është: “Për çfarë jam mirënjohës sot?”.
Mundohuni të rendisni të gjitha momentet për të cilat jeni veçanërisht mirënjohës, dhe ato në të cilat keni qënë në gjëndje të arrini qëllime për të cilat veçanërisht keni aspiruar. Pastaj përpiquni të bëni edhe një përpjekje duke mbajtur gjithmonë në mend këto momente! Një problem me qasjen tonë ndaj jetës është se e përqëndrojmë vëmëndjen tonë selektive vetëm në atë që na shkakton parehati, duke harruar pjesën tjetër.
Pyetja e tretë: Si mund të përmirësohet jeta ime pasi kam filluar rrugën e ndryshimit?
Schopenhauer tha se Ndryshimi është e vetmja gjë e pandryshueshme dhe me të drejtë, si mund ta mohojmë?!
Ndryshimi është e vetmja gjë e sigurt që gjallëron ekzistencën tonë: me kalimin e kohës ne rritemi, trupi ynë ndryshon, jetojmë përvoja të ndryshme.Pra me pak fjalë, ne ndryshojmë pa lëvizur dhe pa dashur. Megjithatë, shpesh ndodh që mënyra se si i kalojmë ditët ose mënyra jonë për të parë gjërat nuk ndryshon!
Sigurisht! Ndryshimi mund të na frikësojë, pasi kërkon vendosjen në punë të burimeve të shumta emocionale, njohëse dhe fizike që nuk mund të jemi gjithmonë në gjendje t’i aktivizojmë. Por çfarë po ju ndalon? Pse qëndroni të ankoruar në të kaluarën, pa i dhënë vetes mundësinë për të eksploruar realitetin e ri të gjërave?
Nëse do të përmirësosh jetën tënde, është e qartë se do të duhet të bësh ndryshime. Ajo që ka rëndësi është të fillosh nga gjërat e vogla. Pyete veten: “Çfarë ndryshimi të vogël mund të bëj unë sot?”
Pyetja e katërt: A kam shumë gjëra për të bërë?
Ndonjëherë keni kaq shumë orare të zënë sa nuk keni kohë për gjëra të këndshme. Por a janë vërtet të nevojshme? Truri juaj ka nevojë të relaksohet dhe ndoshta, në vend të kësaj, ju po e mbingarkoni atë duke pretenduar të bëni gjëra që mund të mos ju përkasin fare, duke i thënë shumë po. Pra, shkarkojeni pak, duke i dhënë përparësi gjithçkaje që i jep vlerë jetës suaj.
Pyetja e pestë: A po e humbas kohën kot?
Shpesh, kur ndiheni keq, ka nga ata që nguten nguten të punojnë, dhe nga ata që në vend të kësaj i kalojnë ditët në shtrat, para televizorit ose në celularët e tyre, pa bërë asgjë. Rreziku qëndron po të arrini dhe t’i thoni vetes në fund të ditës: “Nuk bëra asgjë sot!“, Dhe të ndjeheni edhe më keq madje.
Pra, edhe nëse është vërtet e vështirë, gërmoni thellë brënda vetes, gjeni forcën tuaj të vullnetit, përpiquni të eleminoni mendimet negative dhe të bëni diçka produktive … por pa e hedhur veten në punët e të tjerëve, diçka “të frytshme” për emocionalitetin tuaj dhe mirëqënien tuaj! Lëvizjet, fillimi i diçkaje konkrete, ndihmon shumë të mos ngecësh në mendimet e tua.
Pyetja e gjashtë: çfarë emocionesh ndiej?
Shpesh kemi aq shumë mendime brënda nesh, aq shumë emocione të hutuara, saqë as nuk arrijmë të kuptojmë se çfarë po na ndodh.
Gjeni një moment për të reflektuar se si ndiheni duke emëruar emocionet tuaja.
Pyete veten se çfarë i shkakton ato dhe pse. Zhdukni cdo gjë nga mëndja: mund të shkoni për një vrapim ose shëtitje, mund të vizitoni një mik, një lexim, një këngë apo çdo gjë e re që mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë, pse jo edhe të shkruani. Vendosja e emocioneve në letër, pa kufij dhe pa kufizime, është shumë çliruese.
Për ta mbyllur…
Mos harroni, çdo pyetje mbart në vete farën e rritjes. Dhe dijeni që përgjigjet që i jepni vetes nuk janë të rëndësishme, e rëndësishme është që ju keni hapur mendjen pak më shumë dhe keni gjetur një mundësi të re që nuk mund ta shihnit më parë. Bërja e pyetjeve është një dhuratë e paçmuar që i bëni vetes suaj: dyshimet nga të cilat të gjithë mundohen te arratisen dhe që sjellin përgjithësisht ankth, në të vërtetë mund të jenë miq të shkëlqyeshëm të rritjes vetjake!
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!
Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu online ose live është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion, stres, atakpaniku, ankth, probleme personale, probleme me fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.
#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.
Në situata të shqetësimit figura e psikologut ne Tiranë jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjiketirane
Konsultat me psikologen online ofrohen live & online
Merrni mbështetje dhe udhëzime të nevojshme për të filluar një ndryshim. Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time psikologjike, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.