Maskat që Mbajmë
Çfarë fshehim pas vetëbesimit, buzëqeshjes apo qetësisë
Shumica e njerëzve mendojnë se e njohin mirë veten. Por shpesh ajo që tregojmë jashtë nuk përputhet me realitetin tonë të brendshëm. Maska që vendosim përpara botës nuk është gjithmonë mashtrim; ajo është një mënyrë mbrojtjeje që mendja jonë zgjedh për të na mbajtur të sigurt pas përvojave të dhimbshme, zhgënjimeve apo traumave.
Në praktikën klinike, psikologët shpesh vërejnë se këto “maska” nuk janë thjesht sjellje sipërfaqësore, por mekanizma të thellë emocionalë që ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si ndjejmë, mendojmë dhe veprojmë.
Nëse ndihesh i bllokuar emocionalisht, i pavendosur, apo sikur ke humbur kontaktin me veten e vërtetë, është e mundur që një nga maskat më poshtë të të përfaqësojë. Njohja e saj është hapi i parë drejt çlirimit të brendshëm dhe shërimit të vërtetë.
- Maskë e bardhë e çarë – Silleni si të fort, por thellë-thellë ndiheni ende të thyer. Kjo është arsyeja pse vetëbesimi juaj vazhdon të bjerë.
- Maskë e zezë – Mbani zemërim dhe pakënaqësi. Nëse keni qënë në marrëdhënie toksike, kjo shpesh do të thotë që dhimbja ende ju kontrollon.
- Maskë e artë – Buzëqeshni, punoni, jetoni… por brënda duket e rreme. Shumë të mbijetuar të abuzimit narcisist ndihen pikërisht kështu – është lidhja e traumës që flet.
- Maskë rozë – Doni dashuri, por keni frikë të besoni përsëri. Frika se mos lëndoheni ju mban të bllokuar.
- Maskë argjendi – Nuk ndjeni asgjë – as gëzim, as trishtim. Kjo është mpirje, një shenjë se mëndja juaj po ju mbron nga traumat e së kaluarës.
- Maskë shumëngjyrëshe – Ke filluar të shërohesh, por të qëndrosh i lirë kërkon punë të brëndshme të përditshme.
Nëse ndonjë nga këto ju duket si vetja – do të thotë se ka më shumë shërim për të bërë sesa mendonit dhe pakënaqësi. Nëse keni qënë në marrëdhënie toksike, kjo shpesh do të thotë që dhimbja ende ju kontrollon.
Kur është koha të kërkosh ndihmë profesionale
Nëse ndonjë nga këto përshkrime të duket e njohur, ndoshta është momenti për të reflektuar më thellë.
Të gjitha këto gjendje – nga ankthi, paniku, mendimet e tepërta, shtrembërimet njohëse, deri te frika nga lidhjet – janë çështje që mund të trajtohen dhe shërohen me psikoterapi.
Në Studio Psikologjike e Doktoreshë Sonila Hoxha në Tiranë, pacientët marrin mbështetje profesionale për të kuptuar veten, për të menaxhuar emocionet dhe për të rikthyer ekuilibrin mendor. Terapia është një hap i guximshëm drejt vetëdijes dhe lirisë emocionale.
Shëndeti mendor meriton po aq kujdes sa ai fizik. Të kërkosh ndihmë nuk do të thotë dobësi – përkundrazi, është akti më i fortë që mund të bësh për veten tënde.
Seanca live & online
Teams: studio.psikologjie
WhatsApp & Viber

