Artikuj

Paniku çrregullimi i panikut

Paniku çrregullimi i panikutstudio psikologjie

Ne nje atak paniku ankthi fillon papritur dhe pakujtuar dhe shume shpejte ngrihet ne nivele te papara. Personi djersin, ndjen perzierje, dridhet dhe ka probleme frymemarrjeje. Pulsi I tij duket sikur po çahet dhe zemra po ashtu.

Ketyre njerezve bota rrethe qark mund tju duket e pavertete dhe jashte trupit te vet (derealizmi) ose vete atyre mund tju duket vetja e pavertete dhe sikur kane humbur kontrollin e vetes apo çmenden (depersonalizim) . Mbi te gjitha ato mund te kene ndjenjen e paaftesise per tu larguar, ata do te humbin kontrollin, i duket sikur do te çmenden ose do te vdesin. Mendime te tilla katastrofike e dallojne çrregullimin e panikut nga çrregullimet e tjera te ankthit. Nje atak paniku zakonisht zgjat disa minuta, por mund te zgjase dhe me ore. Kur mbaron, personi ndihet jashtezakonisht i lodhur , sikur ti kishte mbijetuar nje eksperience traumatike. Mund te ndodhe 1here ne jave ose me shpesh.

Kemi 2 lloje atakesh paniku ; 1. Ataket e papritura; ato duket sikur personit i ndodhin te palidhura nga ndonje situate apo stimul specifik. 2; Ataket situacionale qe ndodhin ne pergjigje te disa situatave te tilla (psh 1 gjarper).

Nje çrregullim i panikut eshte dhe AGORAFOBIA (frika nga vendet e populluara), psh kur njerezit nuk dalin dot nga shtepia nga frika se mos ndoshta ndonje atak do ti kapi ata.

Kriteret e  nje  ataku paniku:

1.Rrahje te shpeshta te zemres

2.Djersitje

3.Dridhje

4.Ndjenje e marrjes se frymes

5.Ndjenje mbytjeje

6.Dhimbje ose shqetesim ne kraharor

7.Shqetesime ne bark ose ndjenja e te vjellit

8.Marrje mendsh ose te fiket.

9.Ndjenje depersonalizimi ose derealizimi

10.Frike nga humbja e kontrollit ose te çmendurit

11.Frika nga vdekja

psikologjia paniku çrregullimet e atakut te panikut

Qeni im i zi, që quhej Depresion!

Simptomat psikologjike dhe mentale si (#Ankthi, #depresioni, #dëshpërimi …) nuk janë dhimbje që të fshihen dhe …

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme!

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme! Në mënyrë ideale, secili prej nesh duhet të zgjohet i relaksuar, …