Artikuj

Ndikimi në zhvillimin social tek fëmijët

Ndikimi në zhvillimin social tek fëmijëtstudio psikologjie

Përkujdesja e babait lidhet ngushtë me jetën sociale të pasur, me pjekurinë dhe sjelljen e fëmijës. Këto tipare tashmë duken qartë sapo fëmija ka arritur moshën 3 vjeç. Nga studimet e bëra është piketuar se fëmijët e baballarëve të përkushtuar janë më të shoqërueshëm, dhe janë pikërisht këta fëmijë, që  kanë më tepër vëmendje në shoqërinë e tyre.

Kjo ndodh sepse këta fëmijë kanë më pak ndjenja negative, krijojnë më pak zënka, tregohen më tolerantë dhe janë më të ndjeshëm dhe të kuptueshëm. Kjo marrëdhënie shoqërore bëhet akoma më e rëndësishme në periudhën e adoleshencës, sepse marrëdhëniet shoqërore janë tepër të mira kur marrëdhëniet baba-fëmijë kanë qenë të ndjeshme. Në rast të kundërt, kur fëmijët kanë qenë pre e agresionit dhe e sjelljeve të papërshtatshme atërore, rezulton të jetë më pak i dëshiruar në rrethin e tij shoqëror. Afrimiteti i babait ndikon në vendimet racionale, në zgjedhjet etike dhe në pjekurinë e sjelljeve të moralshme. Vihet re se fëmijët që kanë një baba aktiv janë më pak gënjeshtarë, depresivë dhe hiperaktivë. Në rast të kundërt, këta fëmijë nuk pendohen për gabimet e bëra, nuk e pranojnë fajin dhe nuk u binden rregullave. Baballarët që nuk pozicionohen mirë në rolin e tyre, kanë fëmijë që u zhvillohet instinktivisht vesi i kopjimit dhe gënjeshtrës, pandjeshmëria ndaj gabimeve të bëra dhe humbja e kontrollit në raste irritimi.psikologjia ndikimi ne zhvillimin social tek fëmijët

Qeni im i zi, që quhej Depresion!

Simptomat psikologjike dhe mentale si (#Ankthi, #depresioni, #dëshpërimi …) nuk janë dhimbje që të fshihen dhe …

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme!

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme! Në mënyrë ideale, secili prej nesh duhet të zgjohet i relaksuar, …