Lidhja në Distancë (LD) !
Lidhja në Distancë (LD) ?!
Je i (e) hapur ndaj mundësisë për dashuri në distancë ?!
Tre janë faktorët që të funksionojë :
“Besim, dashuri dhe respekt për njëri tjetrin!”
Askush s’mund të argumentojë se lidhja në distancë (LD) është e lehtë. Janë fluturimet e gjata ose udhëtimet me veturë, fundjavat e rrufeshme bashkë dhe periudhat e vetmisë ndërmjet. Plus, LD-të mund të jenë hutuese. Megjithatë, shumë çifte kanë lidhje të kënaqshme dhe bile përfundojnë bashkë.
Lëviz ose humb! Lidhja në distancë përfundimisht duhet të përfundojë, ose me ndarje ose me një lëvizje dhe një ndërrim në status. Nëse filloni të bisedoni për atë se cili nga ju do të shpërngulet, mundohuni të vendoseni në pozitën e njëri-tjetrit përsëri. Shpjegojani personit tjetër pse mendoni se ai (ajo) duhet të jetë ai që nuk do të shpërngulet. Kur i keni të gjithë faktorët në tavolinë, renditini. Personi që shpërngulet mund të sugjerojë një periudhë provo – të themi, “Jam i gatshëm (e gatshme) të shpërngulem aty ku je ti, por nuk jam i sigurt (e sigurt) se dua të jem atje përgjithmonë. Pse nuk e provojmë për një vit?”. Pajtohuni që pas një viti, ai që është shpërngulur ka fuqi të vendos për hapin tjetër.