A keni ndonjë prej këtyre mendimeve toksike për partnerin tuaj?
A keni ndonjë prej këtyre mendimeve toksike për partnerin tuaj?
Mendimet toksike mund të shkatërrojnë marrëdhëniet nëse nuk i kontestojmë ato.
Nëse keni probleme të rëndësishme me partnerin tuaj intim, kjo mund të tregojë se marrëdhënia juaj po bëhet, ose tashmë është, toksike. Më poshtë është një listë me 9 mendime parësore toksike. Pse nuk ma lexon dot mëndjen?
Ndërkohë që mund të ketë të vërteta themelore për këto lloje mendimesh toksike, për çiftet që kanë marrëdhënie të shëndetshme, është shkalla në të cilën ju deformoni, e teproni dhe fokusoheni më tepër nga ç’duhet mbi ta, ajo që mund ta përthithë gëzimin nga dashuria e shëndetshme. Të jesh në gjëndje të kërkosh dhe pastaj të ndalesh, në cilësitë dhe sjelljet pozitive të partnerit tuaj është çelësi për të kapërcyer këto mendime toksike rreth tij ose saj.
Nga sa prej këtyre vuani ju ose partneri juaj?
_1__Kurthi Gjithçka ose Asgjë: Ju e shihni partnerin duke bërë gjithmonë gjënë e gabuar ose duke mos bërë asnjëherë gjënë e drejtë. (“Ai gjithmonë duhet të ketë të drejtë!”)
_2__ Përfundime katastrofike: Njëri partner e ekzagjeron me veprimet negative dhe ngjarje që kanë lidhje me partnerin tjetër. (“Ajo vendosi që të marri kontrollin dhe tani ne jemi përfundimisht duke shkuar drejt një shtëpie të varfër!”)
_3__ Bomba “duhet”: Njëri partner supozon se tjetri do të përmbushë një ose më shumë nevoja të tij ose saj—vetëm sepse ai ose ajo e di këtë nevojë. (“Ti duhet ta dish sa shumë e urrej punën time ndonëse u them të gjithëve se sa mundësi e shkëlqyer më është dhënë.”)
_4__Etiketimi i Padrejtë: Ju padrejtësisht, dhe negativisht, etiketoni partnerin tuaj dhe harroni cilësitë e tij ose e saj pozitive. (“Je shumë përtac!”)
_5__Loja e fajësimit: Ju padrejtësisht, dhe irracionalisht, fajësoni partnerin për çështje lidhur me marrëdhënien, ose për çështje më të mëdha. (“Jeta ma shpif për shkakun tënd!”)
_6__Qarqe të shkurtra emocionale: Qarqet e shkurtra emocionale ndodhin kur njëri partner bindet se emocionet e partnerit nuk mund të “menaxhohen. (“Askush nuk mund të merret vesh me të!”)
_7__ Imagjinata hiperaktive: Në këtë rast, ti nxjerr përfundime negative për partnerin tënd që nuk janë të bazuara në realitet. (“Kohët e fundit ajo duket shumë e preokupuar; duhet të ketë një lidhje tjetër.”)
_8__Të supozosh : Ti përpiqesh që të tregohesh më i zgjuar se partneri duke supozuar gabimisht që ai ose ajo ka motive të caktuara. (“Ai/ajo po sillet mirë me mua vetëm sepse këtë fundjavë dëshiron të dalë me shokët ose shoqet.”)
_9__Fundi Zhgënjyes: Kjo ndodh kur partnerët përqëndrohen në pritje të idealizuara të partnerëve të tyre, që janë të rrënjosura në të shkuarën. (“Tani ai e ka mendjen vetëm te puna; është njësoj si gjithë burrat e tjerë të cilët nuk janë kujdesur kurrë për nevojat e mia.”)
Çiftet e lumtura dhe të kënaqura që nuk ngecin në mendimet toksike, kanë një mënyrë të menduari më të mirë, më realiste dhe më të shëndetshme, e cila i mundëson çifteve të tilla të përmirësojnë komunikimin, të zgjidhin problemet dhe të shtojnë romancën. Ky themel i vërtetë për një marrëdhënie të lumtur, ky sekret i pakapshëm për suksesin tuaj, mund vetëm të gjendet, ose ndërtohet, vetëm në një vend—në mëndjen tuaj.
[Më lejoni të shtoj: Ju nuk keni marrë në marrëdhënien tuaj keqtrajtim, injorim, apo braktisje. Abuzim apo denigrim, nënshtrim, shpenzime të pamatura,privim të jetës private seksuale, ose të detyruar të duroni problematika, sjellja e papjekur nuk është ajo që unë jam duke kërkuar nga ju. Nëse kjo ndodh në marrëdhënien tuaj, partneri/ja juaj ka nevojë për të bërë ndryshime të mëdha. Këshillimi individual dhe çift mund të jetë i nevojshëm. Dhe në qoftë se partneri/ja juaj nuk do të bashkëpunojë me këshillim, ju duhet të ballafaqoheni me faktin se ai ose ajo ndoshta kurrë nuk do të ndryshojnë, dhe vendosni që të jetoni me të sa më mirë që të jetë e mundur, ose të filloni një marrëdhënie të re dhe të shpresoni në një marrëdhënie më të kënaqshme. Unë jam për përpjekjen për të shpëtuar marrëdhënien, por përballë lëndimeve dhe pandjeshmërisë së përsëritur, mund të jetë e mirë për të vazhduar përpara.]
Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar! Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron t’i zgjidhi ato!
Si profesioniste, përveç shërbimit online skype; studio.psikologjie, pres në studio në Tiranë për më shumë se 13 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira dhe për të rimarrë jetën në duart e tyre.