Artikuj

Gjumi ndikon në sjelljet e fëmijëve

Ja si ndikon gjumi tek femijet

 

studio psikologjie

Mjaft gjumë dhe kualitativ mund të zvogëlojë hiperaktivitetin dhe sjelljet e këqija të fëmijëve.Një studim i shkencëtarëve finlandezë tregoi se mungesa e gjumit tek disa fëmijë shkakton hiperaktivitet, nervozë dhe sjellje të këqija, e jo shumë gjumë siç pritej. Prej 280 fëmijëve të anketuar ata të cilët flinin më pas se tetë orë ishin shumë më hiperaktiv se të tjerët.

Ekspertët konsiderojnë se mjaft gjumë mund të përmirësojë sjelljet e fëmijëve te shëndosh dhe të zvogëlojë simptomat e çrregullimit të vëmendjes (ADHD).Këtë studim e kreu një ekip ekspertesh nga Universiteti në Helsinki dhe nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi i Finlandës, më fëmijë të shëndosh në moshë prej 7-8 vjet. Asnjë prej 280 fëmijët, sa ishin të përfshirë në studim nuk paten asnje çrregullimi të vëmendjes. Fëmijët u ndoqen gjatë shtatë ditëve, shënohej sjellja e tyre, periudha e gjumit dhe aktiviteti, pastaj rezultatet krahasoheshin me testet që përdoreshin për diagnostifikimin e çrregullimit të vëmendjes. Është konstatuar se fëmijët të cilët flinin më pak se tetë orë ishin më hiperaktiv dhe silleshin më keq.

gjumi-i-femijeve

“Arritën të tregojnë se gjumi i shkurtër dhe problematik lidhet me çrregullimin e vëmendjes. Konstatuan se gjumi i mjaftueshëm tek fëmijët është i rëndësishëm për te parandaluar çrregullimin e vëmendjes”, tha udhëheqësja e studimit, Julia Pavonen.“Madje gjysmë ore më shumë gjumë u tregua si ndihmë e rëndësishme për përmirësim në rastet e çrregullimeve të vëmendjes”.Është vërejtur se mungesa kronike e gjumit është problem i madh për shumë njerëz të rritur dhe se mund të ketë pasoja të dukshme në shëndetin dhe përditshmërinë e tyre.

Qeni im i zi, që quhej Depresion!

Simptomat psikologjike dhe mentale si (#Ankthi, #depresioni, #dëshpërimi …) nuk janë dhimbje që të fshihen dhe …

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme!

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme! Në mënyrë ideale, secili prej nesh duhet të zgjohet i relaksuar, …