Flasim për Psikoterapinë dhe Psikologu: ndonjë pyetje…
Flasim për Psikoterapinë dhe Psikologun: ndonjë pyetje…
Pasi arrijnë pjekurinë, njerëzit, në parim, arrijnë plotësisht ekuilibrin e vet: kanë një stabilitetit të caktuar emocional dhe psikologjik dhe krizat e identitetit mbeten vetëm një kujtim i rinisë.
Ky ekuilibër psikologjik, megjithatë është shpesh një mirazh; jeta e përditshme vërtetë mund të rezervojë shqetësime apo probleme psikologjike, ndonjëherë në mënyrë intensive dhe shqetësuese, duke mos qënë në gjëndje për të gjetur një zgjidhje vetë dhe ka nevojë për ndihmën e një psikologu.
Pse të kërkoni ndihmën e një psikologu ?
Sepse ke mundësinë që të kesh një vend dhe një kohë ku ti mund të tregosh vuajtjen tënde dhe të dëgjohesh e kuptohesh pa u gjykuar duke u përmirësuar dhe zhvilluar përmes dialogut dhe zbulimit të mënyrave të reja, aftësive personale dhe burimeve të tua me qëllim që të përballosh dhe kapërcesh
me sukses problemet dhe shqetësimet e tua psikologjike.
Çfarë është dhe ku konsiston psikoterapia?
Është një proçes përmes të cilit psikologu inkurajon dhe nxit të mësuarit me anë të një rrugë psiko-terapeutike e ndërtuar bashkë me ty, të një sërë aftësive, teknikave dhe strategjive për të mundësuar që në fund të kapërceni shqetësimin tuaj psikologjik dhe, si rrjedhim, përmirësimin e mirëqënies tuaj psikologjike në një kohë të shkurtër.
Qëllimi i psikoterapisë është për t’u siguruar që ti mund të kontrollosh dhe vendosësh në lidhje me jetën tënde dhe të lejon të gjesh rrugë të reja për zhvillimin personal dhe për t’u përballur e kapërcyer vuajtjen tënde psikologjike.
Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar! Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshironë ti zgjidhi ato!
Si profesioniste, përveç shërbimit online skype; studio.psikologjie, pres në studio në Tiranë për më shumë se 13 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira dhe për të rimarrë jetën në duart e tyre.