Artikuj

Dhuna elektronike

Dhuna elektronikestudio psikologjie

Bota jonë vazhdon të zhvillohet me shpejtësi, sidomos kur bëhet fjalë për teknologjinë.

Meqenëse jeta e përditshme vërtitet rreth kompjuterave, na duhet të studiojmë efektet që ka ai tek njerëzit.

Lojërat elektronike janë një nga degët më të rëndësishme të argëtimit teknologjik.

psikologjia dhuna elektronike

Gjatë dekadave të fundit, lojërat interaktive janë më të përhapura, veçanërisht tek adoleshentët. Megjithatë, disa vëzhgues kanë zbuluar disa prirje shqetësuese të këtyre lojërave. Për shembull, lojërat më të reja elektronike shpesh herë paraqesin pamje grafike të dhunës. Kjo e ka shtuar më tepër shqetësimin publik për efektet e dëmshme të tyre.

Dhuna e lojërave elektronike

Lojërat elektronike u shfaqën për herë të parë gjatë viteve ’70. Në tre dekadat e fundit, ato kanë kanë kaluar nga një hedhje e nje topi të vogël të bardhë, që kërcente nga njëra anë e ekranit, në tjetrën, në lojëra virtuale, ku çdokush mund të luajë rolin e një personazhi të caktuar. Shumica e lojërave të zhvilluara me këtë teknologji janë zbavitëse, tërheqëse dhe të përshtashme për fëmijët. Megjithatë, një segment i këtij tregu paraqet si temë dhunën. Shumë prej këtyre lojërave kërkojnë përdorimin e një niveli dhe intensiteti më të lartë të dhunës. Në këtë mënyrë, dhuna përdoret si një metodë që e zgjidh problemin.

Lodrat dhe fëmijët

Lodrat janë të lidhura me fëmijët. Teknologjia ka prodhuar shumë lodra elektronike, siç janë ato të kompjuterave dhe të video gemsave . Meqenëse nuk ka asnjë grup të gjerë kërkimesh për efektet e dhunës elektronike, disa njerëz pohojnë se kjo nuk i dëmton fëmijët. Disa të tjerë pohojnë, se dhuna elektronike ndihmon fëmijët, pasi u jep një rrugëdalje për agresivitetin.

Kjo hipotezë “katarsiste” është zhvilluar kohët e fundit, kur debatet mbi dhunën televizive janë shtuar shumë. Pavarësisht nga kjo, pas shumë vitesh kërkimesh, ajo u braktis. Në letërsi, ne i shohim efektet dhe mësojmë të keqen e dhunës pa parë aktin e saj. Dramat klasike të misterit përqëndrohen në zbardhjen e krimit dhe jo në kryerjen e tij. Arma kryesore ndaj “të keqit” është intelekti dhe jo forca. Një hero përzgjidhet për forcën e karakterit dhe jo për fuqinë fizike për të mbizotëruar. Sot, “heronjtë” e lojërave elektronike shfaqin një përgjigje të dhunshme, si të parën dhe të vetmen përgjigje efektive ndaj çdo konflikti.

Lojërat e dhunshme elektronike dërgojnë këto mesazhe:

1.Problemet mund të zgjidhen shpejt dhe me shpenzime të vogla

2.Mënyra më e mirë për të zgjidhur një problem është të eleminosh burimin e saj.

3.Problemet janë parimisht të bardha ose të zeza.

4.Është e lejueshme të zhytesh në realitetin e rregullt të lojërave elektronike pa pyetur për rregullat.

5.Është më mirë të përdoret reagim instiktiv, sesa reagim të menduar dhe të përgjegjshëm ndaj problemeve.

6.Imagjinata individuale nuk është një aftësi e rëndësishme që zgjidh problemet.

Në dallim nga kjo, lojërat me labirinte, me mistere apo me kërkim thesari u mësojnë fëmijëve se:

1.Problemet zgjidhen me durim, nismë personale, këmbëngulje, tolerancë dhe ndjeshmëri. Mbledhja e informacionit kërkon punë dhe se informacioni duhet të analizohet me kujdes në mënyrë që të merren vendime të sakta.

2.Përcaktimi i problemit dhe zgjidhja e tij kërkon përdorimin e aftësive të ndërlidhura.

3.Një zgjidhje në një situatë nuk mund të jetë e tillë në një situatë tjetër.

4.Është e rëndësishme që të përdoren aftësi të tilla krijuese dhe mendore si planifikimi i aksioneve, organizimi i informacionit, vlerësimi i ideve dhe analiza e zgjidhjeve dhe e pasojave të tyre.

5.Përdorimi i imagjinatës për të krijuar bashkë me autorin e lojës situata të sajuara.

6.Përdorimi i sjelljeve të matura dhe të vetëprodhuara reaguese.

Studimet tregojnë, se pajisjet elektronike më të mira janë ato që i nxitin fëmijët të mendojnë dhe të formulojnë ide të reja. 

Qeni im i zi, që quhej Depresion!

Simptomat psikologjike dhe mentale si (#Ankthi, #depresioni, #dëshpërimi …) nuk janë dhimbje që të fshihen dhe …

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme!

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme! Në mënyrë ideale, secili prej nesh duhet të zgjohet i relaksuar, …