Artikuj

12 Llojet e dhimbjeve që lidhen me gjëndjen emocionale

12 Llojet e dhimbjeve që lidhen me gjëndjen emocionale

12 Llojet e dhimbjeve qe lidhen drejtpërdrejtë me gjëndjen emocionale

Sa ndikojnë emocionet tek dhimbjet kronike. “Studimet kanë treguar se dhimbja kronike nuk shkaktohet vetëm nga dëmtimi fizik, por edhe nga stresi dhe gjëndja emocionale .” Gjithashtu ,dhimbja fizike funksionon si paralajmërues, e cila i tregon personit që ka ende punë per të bërë në aspektin emocional dhe të 12 llojet e dhimbjeve emocionale.
Atëherë, çfarë tregon dhimbja kronike në lidhje me gjëndjen emocionale të tij ose të saj ? Ti hedhim një vështrim !

•Koka
Dhimbja e kokës dhe migrena mund të shfaqen nga stresi i jetës së përditshme. Nëse një person ka dhimbje kronike koke, ai duhet ti kushtojnë pak kohë vetes së tij. Jo vetëm një herë, por përditë. Lehtësimi i trupit nga stresi mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së kokës.
•Qafa
Në kundërshtim me besimin popullor, dhimbja e qafës  nuk nënkupton që një person stërlodhet nga puna apo fëmijët e tij. Dhimbja e qafës nënkupton nevojën për të falur dikë. Mund të jetë falja e një  personi tjetër apo edhe e vetvetes. Është e rëndësishme që të mendosh për gjërat që një person pëlqen rreth vetes së tij dhe rreth të tjerëve, në mënyrë që të luftosh këtë dhimbje.
•Supet
Dhimbja e shpatullave është një shenjë që personi po mban një barrë të rëndë mbi shpatulla. Në thelb, ai po mban gjithçka mbi shpatulla. Mundohuni të mendoni mënyrat për të zgjidhur këtë problem emocional ose ndajeni këtë barrë me miqtë e besuar ose familjen.
•Pjesa e sipërme e shpinës
Mungesa e mbështetjes emocionale mund të shfaqet me dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës. Ndoshta individi nuk ndihet i vlerësuar ose është duke përmbajtur ndjenjat e dashurisë. Nëse një person është në një lidhje, ndoshta duhet të bëjë një diskutim rreth ndjenjave. Nëse është single (vetëm) ndoshta është koha për të gjetur dikë.
•Pjesa e poshtme e shpinës
Dhimbja e pjesës së poshtme të shpinës mund të nënkuptojë që dikush ka shqetësime financiare. Përpiqu që të ulesh dhe të fokusohesh në menaxhimin më të mirë të të ardhurave ose punësoni një ekonomist. Mund edhe të jetë koha për të kërkuar një rritje të merituar të pagës.
•Bërrylat
Dhimbja e krahëve dhe bërrylave mund të nënkuptojë mungësë të fleksibiletit. Ndoshta personi po i reziston ndryshimeve natyrore që po ndodhin në jetën e tij/saj. Përpiqunë t’i lëvizni gjërat dhe të ecni me rrjedhën. Nëse përpiqeni të luftoni ndryshimet, do të keni vetëm probleme.
•Duart
Mungesa e miqve ose afrimiteti mund të shkaktojë dhimbje të duarve. Mundohuni të bëni miq të rinj ose të dilni për drekë me kolegët e punës. Shpenzoni pak kohë aktive duke njohur njerëz të rinj.
•Ijet
Frika nga lëvizja, ndryshimi dhe nga pritja për të marrë një vendim të madh mund të shkaktojë dhimbjen në ije. Bëni ndryshimet që ju duhen, dhe nëse është e nevojshme lëvizni. Gjithashtu bëni një zgjedhje dhe qëndrojini asaj!
•Gjunjët
Dhimbja e gjunjëve mund të nënkuptojë që personi ka një mendim shumë të lartë për vetveten. Shpenzoni pak kohë duke bërë vullnetarizëm dhe mos harroni se të gjithë njerëzit janë të vdekshëm. Askush nuk është i lirë nga difektet.
•Pulpat
Tensioni emocional, stresi, apo xhelozia mund të jetë shkaku i dhimbjes së pulpave të këmbës. Kjo mund të jetë koha për të larguar çdo faktorë të stresit të madh që personi ka në jetën e tij ose të largojë xhelozinë.
•Kyçet
Dhimbja e kyçeve të këmbës mund të nënkuptojë nevojën për më shumë kënaqësi në jetën e tij ose të saj! Merrni pak kohë për të përkëdhelur veten dhe të rindizni dashurinë në jetën tuaj. Kënaquni pak.
•Këmbët
Depresioni mund të çojë në dhembjen e këmbëve. Depresioni është i vështirë për tu mundur, por ka disa gjëra me të cilat njeriu mund ta luftojë. Provoni një hobi të ri ose adoptoni një kafshë. Gjeni diçka që iu jep gëzim!
Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që të ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar! Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshironë ti zgjidhi ato!
Si profesioniste, përveç shërbimit online skype; studio.psikologjie, pres në studio në Tiranë  për më shumë se 13 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira dhe për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Qeni im i zi, që quhej Depresion!

Simptomat psikologjike dhe mentale si (#Ankthi, #depresioni, #dëshpërimi …) nuk janë dhimbje që të fshihen dhe …

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme!

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme! Në mënyrë ideale, secili prej nesh duhet të zgjohet i relaksuar, …