Tag: frika

Ankthi nga Covid-19: si të menaxhohet në mënyrë të efektshme frika nga infektimi.

Është e panevojshme të shohim rreth e rrotull nesh: ne jemi në situatë emergjence. Dhe si në të gjitha kohërat e emergjncës është e lehtë ta gjesh veten të çorientuar, të frikësuar dhe të shqetësuar për diçka që fjalë për fjalë na ka tronditur dhe që nuk e dimë kur do të përfundojë.
Lajmet janë të qarta, numri i të infektuarve po rritet, shumë dyqane janë detyruar të mbyllen për të mbrojtur shëndetin kolektiv dhe disa prej nesh madje e gjejnë veten në karantinë.
Në këto momente, siç e dini mirë, është thelbësore të menaxhojmë ankthin dhe frikën, si dhe konfuzionin dhe tensionin. Si mund të përballemi në mënyrë efektive me ankthin, frikën dhe tensionin në një moment të tillë?


Këtu janë 4 këshillat e mia të dobishme për të gjithë ne:

1.Le të mësojmë të heshtim: Të jetosh vazhdimisht me lajmet, duke iu nënshtruar bombardimeve mediatike dhe “raportit të përditshëm të luftës”, janë të gjitha modalitete që krijojnë ankth dhe përfshijnë një gjëndje alarmi të tepërt, si diçka që duket se nuk na jep rrugëdalje. Jo, nuk bëhet fjalë për të jetuar të painformuar apo për të injoruar problemin, por për të kufizuar “azhornimin” tonë në një moment të vetëm të ditës, krijimin e momenteve më të gjatë të pushimit nga lajmet, të larguar sa më shumë nga masakra mediatike që na detyron të huazojmë veten tonë. E njëjta vlen edhe për bisedat ose përballjet tona më të shpeshta mbi temën. Le të përpiqemi të shmangim shkëmbimet e zakonshme në lidhje me këtë çështje me familjen, miqtë ose fqinjët sa më shumë që të jetë e mundur. Biseda jonë për problemin mund të bëhet një lloj refreni, në mënyrë të përkryer i aftë të na bëjë të mos konceptojmë asgjë tjetër.

2. Të shmangim format e vetë-analizës ose dëgjimit të vazhdueshëm të trupit tonë
: Matja e shpeshtë nëse kemi temperaturë ose nëse marrim frymë mirë, duke i kushtuar vëmëndje çdo teshtitjeje ose kollitjes së vetme janë të gjitha modalitete që ushqejnë frikën. Mënyrat më me ndikim për të komunikuar me veten dhe të dashurit tanë janë sjelljet që ne adoptojmë. Nëse e mas temperaturën e fëmijës tim dy herë në ditë ose do e nënshtroj në trajtim të rëndësishëm për një ftohje të thjeshtë sezonale, sipas të gjitha gjasave, do t’i kaloj atij një mesazh shqetësimi të tepruar në krahasim me gjëndjen e tij të vërtetë shëndetësore, me rrezikun që ai të sëmuret vërtet… por nga ankthi!

3. Me fëmijët

• Tregoju të vërtetën në mënyrë të thjeshtë.
• Zgjidhni imazhet dhe informacionet e duhura. Zgjidhni një moment në ditë për t’u përkushtuar së bashku me vizionin e informacionit në mënyrë që ta bëni përmbajtjen të kuptueshme dhe siguruese.
• Trasmetoni dashuri, siguri dhe vëmëndje.
• Deklaroi fëmijëve se shumë profesionistë të aftë (mjekë, infermierë, policë/ushtarë, shkencëtarë) janë duke punuar vazhdimisht për të rivendosur sigurinë dhe për t’u dhënë ndihmë të sëmurëve, duke nënvizuar aspektet pozitive të veprimeve të kurimit.

4.
Le të adoptojmë sjellje të përgjegjshme: Mos bier në grackën e parandalimit dhe /ose shqetësimit të tepërt, nuk do të thotë të veprosh në mënyrë të papërgjegjshme. Indikacionet e përgjithshme janë ato që ne të gjithë e dimë tani dhe që në çdo vend i botës ka rekomanduar vazhdimisht, të tilla si larja e duarve shpesh, mbajtja e një distancë të sigurt nga njëri-tjetri, kollitja dhe teshtitja në krah (në bërryl) dhe mbi të gjitha shmangia për të dalë përveç në raste të nevojës ekstreme (punës, shëndetit, ushqimit).
Ju mund të përjetoni frikë ose axhitim: është një reagim normal, ne e dimë që të flasim për emocionet tona na ndihmonë të ndihemi më mirë.
Ndonjëherë mund ta keni të vështirëpërqëndroheni ose të merrni vendime, kjo është gjithashtu normale pasojë e stresit në këtë situatë emergjence.
Kjo betejë, ndryshe nga shumica e betejave në të cilat na kërkohet të përballemi me armikun në fushë të hapur, mund të fitohet vetëm duke pritur me durim. Në pritje të këtij armiku të njëjtë, që duke mos gjetur më jetesën e tij, të vdesë vetëm…

Të presim me durim: është saktësisht e kundërta e asaj që na thotë ankthi për të vepruar.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar! Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!
Si profesioniste, përveç shërbimit online skype; studio.psikologjie, pres në studio në Tiranë  për më shumë se 14 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira dhe për të rimarrë jetën në duart e tyre. Aktualisht konsultat në studio janë ndërprerë, ofrohen vetëm online nëpërmjet skype dhe telefonit për shkak të situatës nga Covid-19

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion ,stres ,atakpaniku ,ankth, probleme personale, probleme em fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjike

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Qeni im i zi, që quhej Depresion!

Ndiheni të trishtuar, të pakënaqur, të dëshpëruar?  Keni pësuar një dështim, keni humbur nje njeri te shtrenjte, …

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme!

Në mënyrë ideale, secili prej nesh duhet të zgjohet i relaksuar, i freskët nga një gjumë i qetë. Fatkeqësisht, ky …