Mënyrat e konsultimit

Mënyrat e konsultimit  

Porosit konsulten këtu!

Seancë trajtimi nëpërmjet  Skype

Ky shërbim është ideal për ata persona të cilët për nga kompleksiteti dhe karakteristikat e problemeve të tyre kanë të nevojshme dhe dëshirojnë të ndjekin një terapi. Shërbimi do të zhvillohet nëpërmjet një bisedimi të drejtpërdrejtë, çka bën që terapia të ndiqet në një formë të tillë si të ishin të dy përballë njëri- tjetrit.
Për të mbajtur kontaktin nëpërmjet seksioneve të ndryshme do të përdoret posta elektronike atëherë kur shihet e nevojshme për dërgimin e materialeve të ndryshme të vlerësimit si regjistrimi i bisedës (gjithmonë me dëshirën e klientit), pyetësorë të ndryshëm etj, qartësimin e dyshimeve mbi këshillat për tu ndjekur të dhëna nga terapisti, apo për të qartësuar aspekte të konsultave të mëparshme dhe atyre në vazhdim.
Konsultat në skype kanë një kohëzgjatje prej 60 minuta dhe frekuenca e tyre do të jetë pergjithsisht javore dhe mund të zgjerohen në varësi të përparimit të bërë deri në fitimin e pamvarësisë së pacientit. Programi që do të  përdoret për konsultat do të jetë SKYPE, WHATSAPP, VIBER , me videocall.

Vlera e konsultes: 4000 Leke/40€ euro

Porosit konsulten këtu!

Trajtimi zhvillohet në 3 faza:

1. Faza e vlerësimit:  Nëpërmjet  përdorimit të shërbimit do të bihet dakord për ditën dhe orën e seancës së parë dhe në të do të merret gjithë informacioni i nevojshëm,  për të kuptuar problematikën e pacientit. Ky informacion do të plotësohet nëpërmjet pyetjeve të ndryshme për të kuptuar metodën më të përshtatshme për rastin në fjalë.
Pacienti do të trajnohet si të arrijë ta shikojë nga një sy i jashtëm situatën e tij dhe të aftësohet  ti gjykojë këto këndvështrime. Kjo shërben që të përcaktohet sa më qartë problemi dhe aspektet që e rrethojnë aktualisht atë. Në këtë mënyrë personi mëson se çfarë mendimesh të shkuara dhe ndjenja e kanë çuar në këtë gjëndje ,çfarë po ndjen dhe si do të përmirësohet gjëndja e tij/saj.
2. Fazat e trajtimit: Pasi janë arritur objektivat terapeutike informohet pacienti për teknikat që do të përdoren për ti arritur dhe fillon të aplikohet trajtimi i përcaktuar. Pacienti ka një rol aktiv dhe do të punojë si  një ekip me terapistin duke qënë i  informuar gjithmonë për atë çka do bëjnë, ku dhe përse. Terapitë konjitive të sjelljes funksinojnë në mënyrë të tillë  që pacienti përfshihet në eksperincën terapeutike  ku pritshmëritë e së cilës janë njësoj me rezultatin final. Kur këto eksperinca ndodhin në vazhdimësi atëherë nevojitet ndryshimi i terapisë së ndejkur, duke lejuar pacientin të eleminoje sjelljen shqetësuese dhe të nxisin mendimin e sjelljeve të përshtashme.
3. Fazat e ndjekjes:  Këtu seancat vijnë duke u shtrirë në kohë. Janë arritur objektivat e dëshiruar dhe tashmë është e nevojshme të arrihet mënyra që pacienti të vazhdojë të ndjekë vetë rrugën për të qënë i aftë psikologjikisht në jetën e tij të përditshme pa ndihmën e psikologut. Bëhet  fjalë  për të rritur aftësinë e personit për të dalluar situatat problematike dhe për tu përballur në mënyrën e duhur me to, të njohë dhe të kontrollojë simptomat dhe impluset, të parashikojë pasojat e sjelles së tij  dhe në  fund  të ulë mundësinë e një ripërsëritjeje. Për të kontrolluar që ky proçes po ecën në  formën e duhur mund të programohen seanca  periodike nga 1, 3 dhe 6 muaj deri në përfundim të trajtimit.
Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …