Artikuj

Droga në shoqërinë shqiptare

Droga, përdorimi në Shqipëristudio psikologjie

Përdorimi i drogës është një cështje shumë emocionale dhe problematike në shoqërinë shqiptare, për të gjitha nivelet shoqërore e shtetërore. Përdorimi i drogës dhe problemet që shkaktohen nga ajo janë më të vjetra nga sa mendojmë ne, por jo rrallë thuhet se në Shqipëri droga erdhi me demokracinë. I referohem fazës së demokracisë për faktin se ndryshimet në kulturë, në vlerat e lëna pas, por dhe të fituara, në mënyrat e të sjellurit që u moderuan ose kërkohen të bëhen të reja per këtë sistem ekonomiko-shoqëror,u shoqëruan edhe me trauma sociale si dukuria e përdorimit të drogës nga të rinjtë.
Ky kalim duhej menaxhuar me qëllim që të kishim sa më pak pasoja negative. Tranzicioni dhe dukuria e përdorimit të drogës në Shqipëri, ndryshimet e mësipërme kulturore, mospërgatitja për ta parandaluar atë e fuqizuan këtë dukuri, që në ditët e sotme nuk është vetëm shqipëtare.

Cilët janë faktorët që cojnë në rritjen e nivelit të përdorimit të drogës dhe mbi të gjitha në abuzimin me të?

Droga në shoqërinë shqiptare

Ekzistojnë disa faktorë që në tërësinë e tyre cojnë në rritjen e nivelit të përdorimit të drogës dhe mbi të gjitha në abuzimin me të.
Të tillë janë:

1. Statusi social-ekonomik i familjes.Kështu, nivelet e të pirit të alkoolit deri në humbje të vetëdijes ose të duhanit në familje, dhe më pas në nivel shoqëror, janë tregues të predispozicionit të individëve ose të shoqërisë në tërësi për ‘varësi’ edhe nga droga në përdorim ose abuzim me të. Kjo e fundit con në pasoja fatale dhe për jetën e përdoruesit. Jo rrallë përdoruesit e alkoolit dhe të duhanit lidhen me dukurinë e drogës, duke u bërë përdorues të saj, vecanërisht kjo për moshat e reja.

2. Problemet e personalitetit. Shumë teori pranojnë se individë të vecantë përdorin drogë sepse kanë nivel të ulët të vetëvlersimit, depresion ose ankth. Vetëvlersimi në dukje e ndihmon lidhjen me drogën, pasi shpesh përdorimi në grup i drogës nxjerr në pah vlersimin e grupit duke anashkaluar atë individual.

3. Papajtueshmëria me gjëndjen (jokonformizmi) është një faktor tjetër që con në përdorimin e drogës nga individi. Këta individë të papajtueshëm shpesh kanë mardhënie më të ngushta me bashkëmoshatarët e grupit sesa me prindrit e tyre. Duke i shtuar këtij faktori edhe dukuri të tilla si mungesa e njërit prej prindërve në familje si rezultat i problemeve të ndryshme që ekzistojnë në familjet shqiptare.

Ekzistenca e këtyre faktorëve në tërësi, gjatë tranzicionit të shoqërisë shqiptare, krijon parakushte social-ekonomike për individët, vecanërisht në radhët e adoleshentëve, për përdorimin e drogës. Këtij faktori i shtohet fakti i kërkesës që rrjete të trafikut ndërkombëtar të saj kanë për vendet e varfëra si Shqipëria, në statusin e tregut të shitjes për përdorues ose si vende tranzite për trafikimin e saj drejt vendeve të zhvilluara. Shqipëria si vend i varfër, kushtëzon cilësinë e ulët të drogës që përdoret përkundrejt fuqisë blerse të ulët të përdoruesve dhe si e tillë kjo është edhe më vdekjeprurëse për përdoruesit dhe ata që abuzojnë me të.

Rritja e niveleve të përdorimit, e abuzimit me drogën gjatë këtyre viteve flet për programe dhe politika të paqarta të parandalimit të ketij fenomeni nëpërmjet edukimit të të gjithë shoqërisë, pavarsisht nga efektet si prekshmëri individuale ose në nivel familjeje.
Droga është nga ato rreziqe sociale që efektet negative të saj i mbart për gjithë shoqërinë shqiptare, për sot dhe për të ardhmen e saj. Duhet thënë se problemi është i pranishëm më shumë në zonat e mëdha urbane dhe është më i shpeshtë te meshkujt sesa te femrat.
Në ditët e sotme numërohen rreth 30 000 përdorues të drogës në Shqipëri. Situata ndërlikohet kur shteti i së drejtës që duam të ndërtojmë, për shumë kohë mbart:
– Boshllëk ligjor për përdorimin e drogës dhe abuzimin ose trafikimin e saj.
– Mungojnë struktura të organizuara shtetërore për këtë problem si struktura të luftës kundër shpërndarjes dhe trafikimit ose të kurimit të pasojave të saj.
– Forca e aksionit shtetëror ndaj saj është e vakët.psikologjia drogat ne shoqerine shqiptare

Droga në shoqërinë shqiptare është një plagë e rënde që duhet elemimuar. Shqipëria tashmë ka strategjinë kombëtare antitrafik në të cilën janë përcaktuar edhe drejtimet kryesore të punës për realizimin e parandalimit dhe të trafikimit të drogës. Megjithatë shoqërisë shqiptare i duhet ende nje punë e madhe për të realizuar objektivat dhe angazhimet në luftën kundër drogës e trafikimit të saj.

 

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …