Depresioni i maskuar: simptomat dhe kura

Depresioni i maskuar: simptomat dhe kura

Depresioni i maskuar klasifikohet si depresion atipik.
Është një nga shkaqet kryesore të vuajtjes psikologjike dhe një shqetësim i madh social.
Në këtë formë, depresioni nuk del në sipërfaqe por manifestohet me çrregullime somatike ndonjëherë intensive.
Në depresionin e maskuar, personi zgjedh të veshë një “maskë”, por zgjedhja është plotësisht e pavetëdijshme.
Në këtë artikull flas për këtë lloj depresioni, për të qënë në gjëndje ta njohim më mirë. Manifestohet me simptoma somatike dhe është i ndryshëm nga depresioni i errët dhe i trishtuar për të cilin jemi mësuar të mendojmë.

Depresioni i maskuar: çfarë është
Le të fillojmë duke kuptuar se për çfarë po flasim.

Depresioni i maskuar është një fenomen shumë i zakonshëm. Quhet gjithashtu si depresion i fshehur ose depresion latent(Lange J., 1928) dhe duket se është edhe më i shpeshtë se depresioni i dukshëm.
Personi depresiv e ndjen veten, jetën e tij, realitetin përreth sipas një transformimi përkeqësues, i cili ngjyros gjithçka me cilësi të pakëndshme dhe të dhimbshme.
Duke bërë këtë sqarim, është e nevojshme të nënvizohet se depresioni i maskuar nuk paraqet sjellje të dukshme që mund ta bëjnë njeriun të mendojë për një formë depresive, sepse shqetësimi dhe simptomat ndjehen pothuajse ekskluzivisht në një nivel somatik dhe fizik.
Personi që vuan nga ky lloj depresioni somatizon ankthin në trup, i lidhur me shqetësimet e tij të pavetëdijshme, sepse nuk është në gjëndje t’i shprehë ato ose t’i njohë ndryshe.
Depresioni i maskuar si ta kuptojmë nga simptomat fizike
Në bazën e depresionit të maskuar, gjithmonë ekziston një ankth i fortë.
Është një nga  format depresive më të vështirat për të diagnostikuar, por ankthi dhe vuajtja somatike mbizotëron qartë.
Trupi shpreh vuajtjen psikologjike dhe e bën atë në mënyrën e vet
Cilat janë simptomat e trupit?
-Dhimbje koke
-Tretje e keqe
-Dhimbje barku
-Takikardi
-Ndjesia e mbytjes dhe shtypjes në fyt
-Gojë e thatë
-Dhimbje shpine
-Ulçër
-Osteoartrit
-Kolit
Siç u përmend më lart në bazë të depresionit të maskuar, ne pothuajse gjithmonë gjejmë një gjëndje të rëndësishme të Ankthit somatizues, i cili manifestohet me simptoma të tilla si:

-Rrahje të zemrës
-Marrje mëndsh
-Djersitje
-Vështirësitë në veprimtaritë e zakonshme të punës
-Apati
-Nervozizëm
Në shumicën e rasteve, ata që vuajnë nga depresioni i maskuar nuk e njohin përvojën e tyre depresive, por janë të bindur që simptomat kanë një origjinë organike.
Depresion i maskuar dhe kura
Depresioni i maskuar është në të vërtetë një çrregullim i humorit dhe nëse nuk njihet dhe trajtohet si duhet, ai mund të ndikojë seriozisht dhe të komprometojë jetën tuaj.
Prandaj, trajtimi domosdoshmërisht duhet të karakterizohet nga mbështetje psikologjike dhe ndërhyrje psikoterapie.
Depresioni i maskuar dhe psikoterapia
Studimet shkencore sot kanë treguar qartë se si, Psikoterapia ndihmojnë në administrimin më të mirë të depresionit të maskuar dhe në zgjidhjen e tij. Ajo siguron seanca javore, të një lloji individual, të cilat ndihmojnë për të analizuar ndjenjat e veta dhe vështirësitë psikologjike.
Për më tepër, një nga rolet themelore të psikoterapisë është të na ndihmojë të kuptojmë më mirë çrregullimin dhe për këtë arsye të inkurajojmë ndërprerjen e mekanizmave me qëllim të dëmshëm që shkaktojnë depresion, si fizikisht, mëndërisht dhe emocionalisht.
Depresioni maskuar – 5 mjete ndihmëse për jetën e përditshme
Sa më shumë që personi bëhet viktimë e zakoneve të këqija, aq më shumë do të rritet rreziku i amplifikimit të simptomave të depresionit.
Rreziku i zhvillimit të kësaj patologjie nuk rritet vetëm me kalimin e viteve, por gjithashtu dhe mbi të gjitha, me cilësinë e ulët të jetës që udhëheqim.
Këtu janë 5 variablat e mëposhtme në të cilat të përqëndrohesh dhe të përpiqesh për ti mbajtur në vëmëndje.

1• Mundohuni të qëndroni aktiv dhe të praktikoni një aktivitet fizik që ju pëlqen çdo ditë (edhe një ecje )
2• Mundohuni të flini të paktën 6-7 orë gjatë natës
3• Ndiqni ritme të rregullta të jetës
4• Mos merrni ilaçe pa mbikëqyrjen mjekësore
5• Mbroni të drejtat tuaja dhe mos bëni asnjë përpjekje për të kënaqur të tjerët
Nëse ndjeni nevojën për të thelluar gjëndjen tuaj psikologjike dhe dëshironi të kuptoni më mirë nëse vuani nga depresioni i maskuar mund të më kontaktosh
Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar!
Si profesioniste, përveç shërbimit online skype;studio.psikologjie, pres në studio në Tiranë  për më shumë se 13 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira dhe për të rimarrë jetën në duart e tyre.