Artikuj

Konsulta me psikologe ne tirane

Çfarë do të thotë të somatizosh një pakënaqësi

“Papritmas, një ditë, ne ndjehemi të paralizuar. Ne pyesim veten prej nga vjen kaq shumë dhimbje dhe pse trupi jonë nuk na jep arsye të qarta për të kuptuar. Arsyet qëndrojnë në mëndje; por ato janë të anestetizuara “.
Kur organet thithin emocione negative, flasim për somatizim; por çfarë është somatizimi? Ky është një fenomen, pas të cilit një individ “i perkthen” vuajtjet e tij psikike me simptoma fizike.
Kjo do të thotë të transformosh një shqetësim psikologjik në ndryshimin e shëndetit fizik
Shembull i thjeshtë mund të jetë një dhimbje koke e cila është shprehje e një gjëndje nervozizmi. Përgjithësisht pjesët më të prekura të procesit të somatizimit janë ato të formuara nga sistemi gastrointestinal. Simptomat karakteristike janë diarre, kapsllëk ose dhimbje barku, në përgjigje të një emocioni, zakonisht negativ.

Papritmas, një ditë, ne ndjehemi të paralizuar. Ne pyesim veten prej nga vjen kaq shumë dhimbje dhe pse trupi jonë nuk na jep arsye të qarta për të kuptuar. Arsyet qëndrojnë në mëndje; por ato janë të anestetizuara “
Mund të ekzistojnë emocione të forta, të tilla si humbja e një njeriu të dashur, e një pushimin nga puna, një aksidenti, si dhe shumë të tjera më pak të “forta”, më pak “serioze”, çdo ditë, por, nëse përsëriten, janë të këqija për trupin.

Çfarë do të thotë somatizimi i një sëmundjeje apo gjëndjeje të keqe ?

Në eksperiencën tonë të përditshme mund të themi se të gjithë somatizojmë. Ka shprehje të caktuara që tregojnë një lidhje të ngushtë midis mëndjes dhe trupit. Për shembull, ne ndjehemi të mbytur nga frika, ndjejmë zemrën të rrahi shpejtë për një emocion të fortë, ne shtrëngojmë dhëmbët nga zemërimi.
Në një farë mase somatizimi është pjesë e proceseve të përditshme. Në disa raste e gjitha mund të bëhet negative, në qoftë se ju somatizoni emocionet shumë gjatë dhe stresin. Pas një kohe, në fakt, trupi lodhet dhe ju i drejtoheni rrezikut që të sëmureni.
“Simptomat mund të manifestohen si probleme gastrointestinale, çrregullime kardiovaskulare apo uro-gjenitale, si dhimbje koke, lodhje dhe dhimbje të muskujve, pagjumësi apo çrregullime të gjumi të shkaktuara nga ankthi dhe stresi, çrregullime të ushqyerjes, probleme që ndikojnë në lëkurë”
Duke vuajtur nga këto çrregullime, njerëzit që somatizojnë drejtohen te mjeku, por vështirë se ky i fundit arrin të gjejë një shkak fizik pas sëmundjes. Kjo është një gjëndje e stresit që ndikon tek shëndeti.

Pikërisht për këtë arsye problemi, i cili gjithashtu mund të rezultojnë nga faktorë psikologjike dhe relacional, duhet të trajtohet me ndihmën e një psikologu, duke përdorur pikërisht psikoterapinë e duhur
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë somatizimi bëhet i vështirë për tu trajtuar dhe ekziston rreziku që çrregullimi mund të stabilizohet..

Çrregullimi i somatizimit

Ekziston dhe është një çrregullim i vërtetë somatizimi, duke përfshirë edhe ankesat e shumta fizike, të cilat janë të theksuara tek individ dhe i shfaqen për disa vjet, duke e çuar në vështirësi në pjesën sociale, dhe marrëdhëniet në përgjithësi.
Personi gjendet në një kërkim të vazhdueshëm për një kurë të mundshme për këto manifestime simptomatike.
“Ndonjëherë mendoni se ju vuani nga çrregullime histrionik, të simuluar apo fiktiv, kur në realitet nuk kanë lidhje fare. Ndryshe nga personat hypokondriakal, personi në fjalë nuk është i bindur se ka një shqetësim, por nuk e di se çfarë i ndodh “

Që të mund të flasim për çrregullim të vërtetë somatizimi, siç përcaktohet në DSM V, simptomat duhet të përfshijnë të paktën katër prej dhimbjeve,dy gastrointestinal, një seksual dhe një simptomë pseudoneurologjike, të tilla si, për shembull, një ndryshim të bilancit.
Për të gjitha këto simptoma fizike ju nuk mund të gjeni një shpjegim mjekësor, origjinën fiziologjike të problemit. Çdo gjë duhet të definohet në kontekstin e sferës psikike të personit.

Sëmundjet psikosomatike janë reale dhe kërkojnë trajtim të veçantë dhe të përshtatshëm për karakteristikat e veçanta të personit që vuanë. Pasi janë eleminuar plotërisht sëmundjet organike, është e nevojshme që të përpiqeni për të kuptuar se çfarë komunikon trupi, sepse goja është e heshtur, pa i lejuar arsyes asnjë shkak apo arsye të veçantë.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Konsulta psikologjike, psikoterapi, këshillim me një profesionist për ju do të ishte një ndihmë që mëndja juaj do t’ju falenderoj. Shpesh ndodhemi në situata të vështira që për ju ndoshta mund të mos ketë rrugëdalje, por zgjidhja më e mirë për çdo problem është të flasësh me dikë, dhe ajo perfekte është të flasësh me një specialist të fushës si psikologu i cili do t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjen që fshihej brënda jush.

Ofrohen konsulta online duke thjeshtësuar edhe për ju stresin e takimit me një psikolog në Tiranë, thjesht nga laptopi, tableti apo smartphone juaj ju mund të prenotoni një konsulte online psikologjike dhe të keni shërbimin e një psikologu online nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Si Psikologe e liçencuar Tiranë nga Urdhri i Psikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio time, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …