Author Archives: admin

Këshillat më të mira të psikologjisë

psikologjia-keshilla.jpg


Shtatë nga mësimet më të mira të psikologjisë dhe çfarë i bën ato të tilla.
 

Këshillat më të mira të psikologjisë

Shtatë nga mësimet më të mira të psikologjisë dhe çfarë i bën ato të tilla.

Ne jetojmë në një botë ku këshillat psikologjike ofrohen në mënyra dhe forma të ndryshme. Këshillat mbi lidhjet janë më të përhapurat dhe më të klikuarat nga publiku. Gjithësesi, psikologjia shkon përtej temës së dashurisë duke ofruar mënyra për të përmirësuar gjithçka, duke filluar qç nga fiziku juaj deri tek aftësia për të menxhuar buxhetin. Lexojini dhe shihni vetë nëse janë apo jo 7 mënyrat më të mira për të përmirësuar jetën tonë të përditshme:

1• Ju mund të mësoni shumë duke vështruar sjelljen e personave të tjerë. Për një psikolog të sjelljes ,gjëja më e rëndësishme për të kuptuar një person është të vështrojë se çfarë ai ose ajo bën. Njerëzit shpenzojnë para për gjëra të cilat ata dëshirojnë, investojnë kohën e tyre për projekte që i shohin si të rëndësishme,dhe shprehin karakterin e tyre në mënyrën sesi ata flasin dhe ecin. Nëse jeni i regjur me praktika të tilla, mund të luani lojra të tipit Sherlock Holmes në të cilat ju merrni diçka nga një person dhe vërtetoni kështu nëse hipotezat tuaja jane të vërteta apo jo. Megjithatë, zgjedhjet që personat bëjnë kur i jepet një liri e caktuar mund të tregojnë më shumë për vlerat,interesat dhe personalitetin e tyre.

2• Forcat e brëndshme mund të çojnë në sjellje të jashtme. Njerëzit mund të udhëhiqen nga impulse dhe konflikte që as nuk mendonin se mund ti kishin. Frojdi vuri në dukje duke “zbuluar” të pandërgjegjshmen se si impluset tona të ndrydhura çojnë në atë sjellje që vezhguam në pikën #1. Nuk duhet të jesh psikoanalist që të jesh i aftë për të kuptuar bazat e mekanizmave mbrojtës, apo për të kuptuar se ndonjëherë ekzistojnë disa çështje që na bëjnë ankthiozë  apo mund të katalizojnë disa nga sjelljet më kundërproduktive ( psh. nervozizmi).

3• Lidhjet e afërta janë të rëndësishme për mirëqënien. Vetëbesimi është një gol që shumë nga ne perpiqen të arrijnë, dhe shumë njerëz do bëjnë gjithçka për të shprehur pamvarësinë e tyre. Gjithësesi, ashtu siç shumë shkencëtarë kanë treguar kohë pas kohe, duke perfshirë edhe një studim afatgjatë mbi intimitetin dhe mirëqënien , aftësia për tu lidhur ngushtë me persona të tjerë do të na aftësojë më shumë në sfidat e jetës. Kjo është ndoshta edhe arsyeja pse njerëzit kërkojnë këshilla mbi lidhjet herë pas here. Kur lidhja juaj duket se nuk po funksionon, ju filloni të shqetësoheni dhe bëheni të vrazhdë,por kur partneri juaj mund të mbështetet tek ju, ju ndjeni se mund ti mbijetoni gjithçkaje që ndodh në botën jashtë.

4• Përforcimet pozitive janë një motivues shumë i madh. Skinneri tregoi shumë vite më parë se kafshët-përfshi edhe njerëzit- do të bëjnë gjithçka për të arritur atë që duan. Filozofia e punës së Skinnerit ishte se përforcimet , jo ndëshkimet, do na ndihmojnë shumë në dëshirat tona. Skinner projektoi disa paradigma eksperimentale që treguan saktësisht si të formojmë sjelljen duke çuar përpara pasojat e asaj sjellje. Në jetën tonë ne përdorim përforcime pozitive edhe atëherë kur nuk e kuptojmë se po e bëjmë si psh, kur nxisni fëmijët tuaj të studiojnë më tepër apo të largoni veten nga ndonjë ves, përforcimet pozitive janë pjesë e jetës sonë dhe janë diçka që funksionon.

5•  Përdoreni ose lëreni të “vdesë”.  Kjo shprehje e njohur lidhet përgjithesisht me trurin, dhe nevojën që ne kemi për ta mbajtur aktiv për të mos humbur disa nga aftësitë si kujtesa dhe reagimi i shpejtë. Origjina e kësaj shprehje në fakt, vjen nga puna e kërkuesve të seksit Master dhe Johnson në diskutimet që ata bën për seksin në jetën e vonë. Studimet e tyre mbi  të rritur të moshuar treguan rëndësinë e të qëndruarit seksualisht aktiv edhe pse forma fizike e tyre mund të mos jetë në maksimum. Megjithatë ne e dimë shumë mirë se aktiviteti fizik nxit funksionim më të mirë konjitiv, pak rëndësi ka mosha. Dorëzimi, kur ne fakt gjithçka duhet është thjesht një sforcim minimal, është një shenjë se kujtesa juaj do të vuajë nga shenjat e fshirjes së saj. Një studim afatgjatë me persona të moshës mesatare tregoi humbje të lehta në aftësinë intelektuale në vitet e tyre të mëpasme.

6• Bëni kujdes në mënyrën sesi situata prek sjellen. Ushqimi i psikologjisë është demonstrimi sesi individi reagon në mënyrë të ngjashme, pa patur parasysh si reagon personalitetiiI tij në situatë. Për shembull paragjykimet e brëndshme apo të jashtme i bëjnë njerëzit të grupohen me njerëz të tjerë që i shohin të ngjashëm me veten dhe të shkaktojnë zemërim, fyerje, apo përçmim të njerëzve që nuk i shohin si të ngjashëm me veten. Mendoni se si mërziteni kur shihni një grup kalimtarësh që kalojnë rrugën ndërkohë që ju prisni teksa ata kalojnë. Në anën tjetër, kur jeni ju ai që kaloni rrugën, ju tërboheni nëse një makinë i bie buris që ju të nxitoni. Kjo dhe plot sjellje të tjera nga jeta jonë e përditshme na tregojnë influencën depërtuese, dhe na bën të jemi më të ndjeshëm dhe më të pranueshëm ndaj ndjenjave njerëzore.

7•  Kuptoni se ka diçka më shumë sesa thjesht “librat e mënçur” të inteligjencës.

Për më shumë se një shekull, teoria e faktorit “g” dominoi pikëpamjen e psikologjisë mbi inteligjencën. Ideja e g-së u propozua nga psikologu britanik Charles Spearman i cili hodhi idenë se inteligjenca konsiston në aftësi të veçanta mendore. Kjo ide ndezi shumë polemika në vitet ’90 kur u qartësua se g-ja më tepër reflektonte  njohuritë akademike. Disa kritikë si Robert Sternberg, Daniel Goleman, dhe Howard Gardner drejtuan një lëvizje kundër  g-së, lëvizje e cila çoi në rimendimin e idesë sesi ne përcaktojmë inteligjencën. Edukatorët, teoricienët dhe kërkuesit tashmë e kanë kuptuar se është e rëndëshishme të shtojnë edhe “njerëzit e mënçur”, dhe “rrugët e mënçura” (midis të tjerash) në kuotuesin e inteligjencës së vjetër tashmë.

Psikologjia është një subjekt i pafund magjepës për shumë nga ne, dhe këto 7 mësime të saj mund t’iu ndihmojnë të zgjidhni shumë nga dilemat e saj, me të cilat mund të përballeni në jetën tuaj të përditshme.

Tradhëtia në çift- Pse tradhëtojmë?

Tradhëtia në çift- Pse tradhëtojmë?

Tradhëtia në çift është gjithnjë e më e shpeshtë ajo krijon një thyerje në marrëdhënien në çift dhe kompromenton besimin. Por çfarë e bën një person të tradhëtojë?
Mund të jetë e vështirë për tu kuptuar por qoftë një tradhëti që ka zgjatur për një kohë të gjatë apo një e rasti, ndodh zakonisht sepse po përjetoni një krizë të thellë në çift.
Shpesh, në fakt, tradhëtia në çift në të shumtën e rasteve është pasojë e një marrëdhënieje që nuk ka funksionuar prej kohësh.
Në këtë artikull flas për temën komplekse të tradhëtisë në çift, për kuptuar më mirë mekanizmat psikologjikë që  përbëjnë bazamentin.
Ju ekspozoj gjithashtu, disa nga faktorët kryesorë që ju shtyjnë të tradhëtoni dhe si të ndërhyhet në çiftin ku është përjetuar një tradhëti. Përmes mbështetjes së një psikologu i cili ju ndihmonë në rigjetjen e qetësisë.

Continue reading

Ankthi dhe Stresi

Ankthi dhe Stresi

Ankthi dhe stresi janë padyshim shoqëruesit e jetës së secilit prej nesh, tani kemi krijuar përfundimisht një shoqëri në të cilën është me të vërtetë dhe konkretisht e vështirë të shmangësh përballjen me to dhe është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të mësosh të përballesh me to.
Për t’iu përshtatur të gjitha orareve, fëmijëve dhe punës veçanërisht, kredia për tu paguar, makinën që prishet, kërkimin e punës ose punën që është shumë dhe nuk mund ta menaxhoni më.
Grindjet familjare, edukimi i fëmijëve, ndryshimet midis burrit dhe gruas që çojnë në diskutime të vazhdueshme. Një partner i vështirë për të menaxhuar, një punonjës i pamundur ose një menaxher i paaftë. Lista mund të jetë shumë, shumë e gjatë…

Gjëja e parë që duhet të dini janë STRATEGJITË
Continue reading

Frika nga gjykimi i të tjerëve: Si ta përballojmë

Frika nga gjykimi i të tjerëve: Si ta përballojmë

Frikë nga gjykimi i të tjerëve? Mund të ndodhë që të ndikohemi nga një gjykim i jashtëm, nga ana tjetër të gjithë ne jetojmë në një kontekst social, dhe duhet të lidhemi dhe të jemi në kontakt me njëjtët tanë.
Të gjithë e kuptojmë që preferojmë të shijojmë dhe vlerësohemi pozitivisht, askush nuk preferon të kundërtën.
Nga ana tjetër, të kesh marrëdhënie të mira sociale, duke u pranuar dhe vlerësuar, janë nevojat tona themelore.
Por për disa prej nesh gjykimi i tjetrit bëhet me të vërtetë i rëndësishëm. Jemi përball një problemi, kur nuk është më vetëm një preferencë, por kemi një nevojë urgjente dhe të patjetërsueshme për kënaqësi dhe për t’u pranuar. Dhe kur ne përpiqemi ta marrim atë në çdo mënyrë, kjo përfundon duke ndikuar në sjelljen dhe jetën tonë.

Continue reading

Çfarë është ndërtimi me mëndje? Një mekanizëm midis imagjinatës dhe realitetit

Çfarë është ndërtimi me mëndje? Një mekanizëm midis imagjinatës dhe realitetit

Ndërtimi me mëndje është një mekanizëm i përhapur që ne të gjithë priremi ta përdorim çdo ditë. Por disa më shumë se të tjerët, duke u bërë i përhapur dhe shumë pak funksionale.
Imagjinata dhe realiteti…Ne individët e përjetojmë këtë mosmarrëveshje të vazhdueshme të brëndshme. Gjithmonë duke kërkuar një ekuilibër midis asaj që jetojmë konkretisht (atë që po përjetoj dhe po bëj tani), dhe atë që imagjinojmë (atë që thjesht po mendoj, që do të jem në gjëndje të bëj ose të jem brënda një kohe të caktuar, dhe për këtë arsye fjalë për fjalë “ndërtojmë” me mëndje).
Ne individët duke qënë qënie shumë mendore jemi mjeshtër të vërtetë të ndërtimeve. Dhe ne mund të ndërtojmë negativisht ose pozitivisht, me rezultate shumë të ndryshme përsa i përket cilësisë së jetës.
Duhet thënë se për disa njerëz ndërtimi negativ mund të bëhet një mekanizëm jashtë kontrollit, i cili nuk e lejon personin që të funksionoj në ndonjë mënyrë tjetër përveç kësaj.

Continue reading

Karakteristikat e njerëzve që vdesin ngadalë brënda vetes

Karakteristikat e njerëzve që vdesin ngadalë brënda vetes

Vdes ngadalë brënda vetes kush bëhet skllav i zakonit, duke përsëritur të njëjtat zakone jofunksionale çdo ditë, ata që nuk e ndërrojnë marshimin, ata që nuk rrezikojnë por ndryshojnë vetëm ngjyrën e rrobave të tyre, ata që nuk flasin me ata që nuk dinë… ..
E vetmja gjë për të cilën nuk ka ilaç është vdekja, por edhe ata që nuk jetojnë vdesin. Sigurisht që shumë do ta njohin fjalën e urtë “më mirë një ditë si luan sesa njëqind si një dele”; ata që besojnë në këtë proverb, besojnë në një jetë të jetuar në maksimum, besojnë në një jetë plot me “jetë”, lumturi, emocione, empati, ndjenja, miqësi, dashuri, takime, zbulime … në praktikë kush nuk jeton, vdes ngadalë.Një jetë e pajetuar nuk bën gjë tjetër veçse e afron njeriun drejt humbjes së tij dhe vdekjes.

Kush vdes ngadalë çdo ditë brënda vetes?
Continue reading