Artikuj

Këshillat më të mira të psikologjisë

Shtatë nga mësimet më të mira të psikologjisë dhe çfarë i bën ato të tilla.

Ne jetojmë në një botë ku këshillat psikologjike ofrohen në mënyra dhe forma të ndryshme. Këshillat mbi lidhjet janë më të përhapurat dhe më të klikuarat nga publiku. Gjithësesi, psikologjia shkon përtej temës së dashurisë duke ofruar mënyra për të përmirësuar gjithçka, duke filluar qç nga fiziku juaj deri tek aftësia për të menxhuar buxhetin. Lexojini dhe shihni vetë nëse janë apo jo 7 mënyrat më të mira për të përmirësuar jetën tonë të përditshme:

1• Ju mund të mësoni shumë duke vështruar sjelljen e personave të tjerë. Për një psikolog të sjelljes ,gjëja më e rëndësishme për të kuptuar një person është të vështrojë se çfarë ai ose ajo bën. Njerëzit shpenzojnë para për gjëra të cilat ata dëshirojnë, investojnë kohën e tyre për projekte që i shohin si të rëndësishme,dhe shprehin karakterin e tyre në mënyrën sesi ata flasin dhe ecin. Nëse jeni i regjur me praktika të tilla, mund të luani lojra të tipit Sherlock Holmes në të cilat ju merrni diçka nga një person dhe vërtetoni kështu nëse hipotezat tuaja jane të vërteta apo jo. Megjithatë, zgjedhjet që personat bëjnë kur i jepet një liri e caktuar mund të tregojnë më shumë për vlerat,interesat dhe personalitetin e tyre.

2• Forcat e brëndshme mund të çojnë në sjellje të jashtme. Njerëzit mund të udhëhiqen nga impulse dhe konflikte që as nuk mendonin se mund ti kishin. Frojdi vuri në dukje duke “zbuluar” të pandërgjegjshmen se si impluset tona të ndrydhura çojnë në atë sjellje që vezhguam në pikën #1. Nuk duhet të jesh psikoanalist që të jesh i aftë për të kuptuar bazat e mekanizmave mbrojtës, apo për të kuptuar se ndonjëherë ekzistojnë disa çështje që na bëjnë ankthiozë  apo mund të katalizojnë disa nga sjelljet më kundërproduktive ( psh. nervozizmi).

3• Lidhjet e afërta janë të rëndësishme për mirëqënien. Vetëbesimi është një gol që shumë nga ne perpiqen të arrijnë, dhe shumë njerëz do bëjnë gjithçka për të shprehur pamvarësinë e tyre. Gjithësesi, ashtu siç shumë shkencëtarë kanë treguar kohë pas kohe, duke perfshirë edhe një studim afatgjatë mbi intimitetin dhe mirëqënien , aftësia për tu lidhur ngushtë me persona të tjerë do të na aftësojë më shumë në sfidat e jetës. Kjo është ndoshta edhe arsyeja pse njerëzit kërkojnë këshilla mbi lidhjet herë pas here. Kur lidhja juaj duket se nuk po funksionon, ju filloni të shqetësoheni dhe bëheni të vrazhdë,por kur partneri juaj mund të mbështetet tek ju, ju ndjeni se mund ti mbijetoni gjithçkaje që ndodh në botën jashtë.

4• Përforcimet pozitive janë një motivues shumë i madh. Skinneri tregoi shumë vite më parë se kafshët-përfshi edhe njerëzit- do të bëjnë gjithçka për të arritur atë që duan. Filozofia e punës së Skinnerit ishte se përforcimet , jo ndëshkimet, do na ndihmojnë shumë në dëshirat tona. Skinner projektoi disa paradigma eksperimentale që treguan saktësisht si të formojmë sjelljen duke çuar përpara pasojat e asaj sjellje. Në jetën tonë ne përdorim përforcime pozitive edhe atëherë kur nuk e kuptojmë se po e bëjmë si psh, kur nxisni fëmijët tuaj të studiojnë më tepër apo të largoni veten nga ndonjë ves, përforcimet pozitive janë pjesë e jetës sonë dhe janë diçka që funksionon.

5•  Përdoreni ose lëreni të “vdesë”.  Kjo shprehje e njohur lidhet përgjithesisht me trurin, dhe nevojën që ne kemi për ta mbajtur aktiv për të mos humbur disa nga aftësitë si kujtesa dhe reagimi i shpejtë. Origjina e kësaj shprehje në fakt, vjen nga puna e kërkuesve të seksit Master dhe Johnson në diskutimet që ata bën për seksin në jetën e vonë. Studimet e tyre mbi  të rritur të moshuar treguan rëndësinë e të qëndruarit seksualisht aktiv edhe pse forma fizike e tyre mund të mos jetë në maksimum. Megjithatë ne e dimë shumë mirë se aktiviteti fizik nxit funksionim më të mirë konjitiv, pak rëndësi ka mosha. Dorëzimi, kur ne fakt gjithçka duhet është thjesht një sforcim minimal, është një shenjë se kujtesa juaj do të vuajë nga shenjat e fshirjes së saj. Një studim afatgjatë me persona të moshës mesatare tregoi humbje të lehta në aftësinë intelektuale në vitet e tyre të mëpasme.

6• Bëni kujdes në mënyrën sesi situata prek sjellen. Ushqimi i psikologjisë është demonstrimi sesi individi reagon në mënyrë të ngjashme, pa patur parasysh si reagon personalitetiiI tij në situatë. Për shembull paragjykimet e brëndshme apo të jashtme i bëjnë njerëzit të grupohen me njerëz të tjerë që i shohin të ngjashëm me veten dhe të shkaktojnë zemërim, fyerje, apo përçmim të njerëzve që nuk i shohin si të ngjashëm me veten. Mendoni se si mërziteni kur shihni një grup kalimtarësh që kalojnë rrugën ndërkohë që ju prisni teksa ata kalojnë. Në anën tjetër, kur jeni ju ai që kaloni rrugën, ju tërboheni nëse një makinë i bie buris që ju të nxitoni. Kjo dhe plot sjellje të tjera nga jeta jonë e përditshme na tregojnë influencën depërtuese, dhe na bën të jemi më të ndjeshëm dhe më të pranueshëm ndaj ndjenjave njerëzore.

7•  Kuptoni se ka diçka më shumë sesa thjesht “librat e mënçur” të inteligjencës.

Për më shumë se një shekull, teoria e faktorit “g” dominoi pikëpamjen e psikologjisë mbi inteligjencën. Ideja e g-së u propozua nga psikologu britanik Charles Spearman i cili hodhi idenë se inteligjenca konsiston në aftësi të veçanta mendore. Kjo ide ndezi shumë polemika në vitet ’90 kur u qartësua se g-ja më tepër reflektonte  njohuritë akademike. Disa kritikë si Robert Sternberg, Daniel Goleman, dhe Howard Gardner drejtuan një lëvizje kundër  g-së, lëvizje e cila çoi në rimendimin e idesë sesi ne përcaktojmë inteligjencën. Edukatorët, teoricienët dhe kërkuesit tashmë e kanë kuptuar se është e rëndëshishme të shtojnë edhe “njerëzit e mënçur”, dhe “rrugët e mënçura” (midis të tjerash) në kuotuesin e inteligjencës së vjetër tashmë.

Psikologjia është një subjekt i pafund magjepës për shumë nga ne, dhe këto 7 mësime të saj mund t’iu ndihmojnë të zgjidhni shumë nga dilemat e saj, me të cilat mund të përballeni në jetën tuaj të përditshme.

Kush përpiqet për kuptuar problemet e tij, nuk është i çmëndur por shumë i zgjuar. Të gjithë kemi probleme, por kush i drejtohet psikologut dëshiron ti zgjidhi ato!

Këshillimi me psikologun të ndihmonë të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh! Konsulta e një psikologu është një mënyrë efektive, e përshtatshme për të marrë ndihmë në lidhje me shumë çështje; si depresion ,stres ,atakpaniku ,ankth, probleme personale, probleme em fëmijët, një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift, çështjet e karrierës, vetë respekt, dhe shumë fusha të tjera të jetës.

#PSIKOTERAPIA është zgjidhja dhe është për të gjithë, sepse ne jemi njerëzor, jo të pamposhtur dhe as të përsosur, ne të gjithë kalojmë nëpër periudha të vështira dhe nuk dimë gjithnjë se si ta zgjidhim vetë.

Në situata të shqetësimit figura e psikologut jep një ndihmë konkrete dhe efektive. #Kërkokonsultëntëndepsikologjike

Na kontaktoni

Si Psikologe e liçencuar nga @urdhriipsikologut, përveç shërbimit online skype, viber, whatsApp me video call, ju pres edhe në studio psikologjike në Tiranë, ku për më shumë se 16 vjet dëgjoj dhe ndihmoj njerëzit konkretisht për të dalë nga situata të vështira, për të rimarrë jetën në duart e tyre.

Konsulta në studio me psikologe në Tiranë

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER

Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen nga një profesionist i licencuar dhe me përvojë përpara se të marrin licencën e tyre profesionale.

Ky proces mbikëqyrjeje është thelbësor për të siguruar që psikologët e rinj të fitojnë aftësitë dhe përvojën e nevojshme për të ushtruar profesionin në mënyrë etike, me kompetencë dhe me përgjegjësi. Gjatë mbikëqyrjes, mbikëqyrësi ndihmon të diplomuarin e ri të integrojë teorinë me praktikën, të kuptojë dinamikën e marrëdhënieve me klientët dhe të adresojë sfidat klinike në mënyrë efektive.

Mbikëqyrësi, zakonisht një psikolog me përvojë dhe ekspertizë të njohur, i jep të mbikëqyrurit komente të rregullta, udhëzime profesionale dhe mbështetje emocionale. Ky proces mësimor i mbikëqyrur është thelbësor për rritjen profesionale dhe personale të psikologut të ri dhe kontribuon në cilësinë e përgjithshme të shërbimeve psikologjike që i ofrohen komunitetit.

Vetëm pas përfundimit me sukses të periudhës së mbikëqyrjes dhe demonstrimit të zotërimit të aftësive dhe njohurive të nevojshme, i sapodiplomuari mund të aplikojë për licencë profesionale për të ushtruar profesionin e psikologut të pavarur. Ky proces mbikëqyrjeje dhe licencimi është krijuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e klientëve dhe për të ruajtur standarde të larta profesionale në praktikën e psikologjisë në Tiranë dhe në mbarë vendin.

Zgjidhni Studio Psikologjie për Mbikëqyrjen Profesionale: Rritje dhe Mbështetje për Psikologët e Rinj

Studio Psikologjie në Tiranë ofron supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj. Mbikëqyrja është një proces përmes të cilit një profesionist më me përvojë ofron mbështetje dhe udhëzime për një profesionist me më pak përvojë ose të trajnuar. Në kontekstin e psikologjisë, mbikëqyrja është thelbësore për zhvillimin profesional dhe personal të psikologut të ri.

Gjatë supervizimit, profesionistët e studios sonë sigurojnë një mjedis të sigurt dhe bashkëpunues në të cilin psikologu i ri mund të eksplorojë rastet klinike, të diskutojë sfidat e tyre dhe të marrë reagime konstruktive për punën e tyre. Kjo e ndihmon të trajnuarin të zhvillojë aftësitë klinike, të reflektojë mbi stilin e tyre terapeutik dhe të menaxhojë situata komplekse me klientët.

Supervizimi është veçanërisht e rëndësishme për të sapodiplomuarit ose psikologët e rinj sepse ofron një mundësi për të përmirësuar aftësitë e tyre, për të përmirësuar ndërgjegjësimin e tyre për veten dhe dinamikën e marrëdhënieve të tyre me klientët dhe për të adresuar çdo vështirësi ose dilemë etike që mund të lindë në praktikën klinike.

Për më tepër, supervizimi ndihmon në sigurimin e cilësisë dhe efektivitetit të performancës profesionale në fushën e psikologjisë duke promovuar standarde të larta të kujdesit dhe përgjegjësisë ndaj klientëve.

Takimet e supervizimit ndihmojnë profesionistin në fazat e diagnostikimit dhe trajtimit dhe mundësojnë përsosjen e metodës në procesin klinik përmes analizave të thelluara shkencore, analizës së rasteve të trajtuara dhe krahasimit me një psikoterapist ekspert.

Duke qenë se në këshillimin psikologjik dhe psikoterapinë instrumenti i ndryshimit është psikologu apo psikoterapisti, supervizimi duhet të mësojë se çfarë duhet bërë kur përballemi me situata të ndryshme klinike, por gjithashtu dhe mbi të gjitha të ndihmojë profesionistët të identifikojnë karakteristikat personale që pengojnë zhvillimin e trajtimit.

 

Objektivat e Takimeve

Mbikëqyrja do të fokusohet në aspektet teknike të menaxhimit dhe në dinamikën e marrëdhënieve ekzistuese në mjedis.

Qëllimi i takimeve të supervizimit për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj është që:

  • rritjen e aftësive për intervistë,
  • të zhvillojnë aftësitë e ndërtimit dhe menaxhimit të marrëdhënieve terapeutike
  • inkurajojnë ndërtimin dhe ruajtjen e një identiteti profesional
  • inkurajoni një fokus të vëmendshëm në procesin klinik të filluar me pacientin,
  • ndihmoni pacientin të ndërtojë një qëllim pune dhe plan trajtimi,
  • promovojnë përvetësimin e aftësive për të lexuar sjelljet e pacientit në dritën e fazës klinike në të cilën ndodh procesi i ndryshimit të pacientit,
  • analizoni punën tuaj për ta mbajtur atë të paralel me objektivat e ndryshimit të pritur nga klientët,
  • identifikoni çdo gabim, ngërç ose rezonancë personale që lind gjatë trajtimit.

Me metodën e psikoterapisë strategjike ndërhyrja mund të jetë e shkurtër, jo sepse oraret e punës janë të kufizuara dhe të paracaktuara, por sepse planet e veprimit janë efektive.

Takimet e supervizimit për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj do të na lejojnë të përsosim këtë metodë pune dhe t’i afrojmë ata që nuk e kanë atë me një sistem teknikash pragmatike dhe të dobishme për ta bërë më efikas profesionistin që punon privatisht dhe në organizata.

Si përfundim, supervizimi i ofruar nga Studio Psikologjie në Tiranë përfaqëson një burim të rëndësishëm për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj që dëshirojnë të rriten dhe të përmirësohen në praktikën e tyre profesionale.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një takim supervizimi për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj?

  • Takim supervizimi – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

 

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor?

Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë një rol të rëndësishëm në arsyen pse burrat shpesh hezitojnë të diskutojnë ose të kërkojnë kujdes për çështjet e tyre të shëndetit mendor. Stereotipet gjinore që theksojnë nevojën e burrave për të qenë të fortë dhe këmbëngulës mund të ngrenë një tendosje në gatishmërinë e tyre për t’u hapur emocionalisht.

Burrat gjithashtu mund t’i drejtohen sjelljeve jo të shëndetshme të përballimi te stresit, ankthit apo depresionit, të tilla si përdorimi i drogës ose alkoolit, në vend që të kërkojnë mbështetje nga familja, miqtë ose një profesionist në lidhje me shëndetin e tyre mendor.

Dallimi në manifestimin e depresionit tek burrat

Ndërsa nuk ka asnjë formë specifike të “depresioni mashkullor”, është e rëndësishme të theksohet se disa simptoma janë më të zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat. Këto mund të përfshijnë nervozizëm, zemërim të papritur, rritje të humbjes së kontrollit, marrjen e rrezikut dhe agresion.

Problemet e zakonshme të shëndetit mendor tek meshkujt

  • Vetmia dhe izolimi social

Vetmia dhe izolimi social mund të kenë implikime serioze në shëndetin mendor dhe fizik të një individi. Ndërsa vetmia është ndjenja e mungesës së lidhjes me të tjerët, izolimi social i referohet mungesës së kontaktit shoqëror. Të dyja mund të jenë të dëmshme për mirëqenien psikologjike dhe kërkojnë ndërhyrje të përshtatshme.

  • Stresi dhe menaxhimi i tij

Stresi, nëse lihet i pamenaxhuar, mund të çojë në probleme të shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni. Është thelbësore që meshkujt të njohin nivelet e tyre të stresit dhe të adoptojnë strategji efektive për ta menaxhuar atë, si ushtrimet, meditimi apo marrja e ndihmes psikologjike.

  • Ankthi: një sfidë e zakonshme

Ankthi është një nga sfidat kryesore të shëndetit mendor me të cilin përballen meshkujt. Karakterizohet nga shqetësimi i vazhdueshëm dhe frika irracionale që mund të ndërhyjë në jetën e përditshme. Njohja dhe adresimi i ankthit është kritik për mirëqenien e përgjithshme.

Shëndeti mendor i burrave: Strategjitë efektive për adresimin e problemeve të zakonshme

Burrat përballen me sfida të rëndësishme të shëndetit mendor, por ka shpresë dhe ndihmë në dispozicion. Le të zbulojmë së bashku strategjitë efektive për të adresuar problemet më të zakonshme dhe për të përmirësuar mirëqenien psikologjike.

  • Trajtimi me sukses i problemeve të shëndetit mendor

Çështjet e shëndetit mendor nuk duhet të trajtohen vetëm. Kërkimi për ndihmë është hapi i parë drejt rimëkëmbjes. Çelësi është që të ndërhyhet sa më shpejt që të jetë e mundur për të maksimizuar shanset për një shërim të shpejtë. Flisni me partnerin tuaj, një anëtar të besuar të familjes ose një profesionist të shëndetit mendor për të marrë mbështetjen që ju nevojitet.

  • Qasje terapeutike dhe teknika efektive

Ka shumë strategji dhe teknika efektive për trajtimin e problemeve të shëndetit mendor. Terapia konjitive e sjelljes, për shembull, është treguar të jetë veçanërisht e dobishme në trajtimin e ankthit dhe depresionit. Vetëdija dhe meditimi gjithashtu mund të ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme psikologjike.

  • Rëndësia e vetë-kujdesit dhe stilit të jetesës

Mos e nënvlerësoni rëndësinë e vetëkujdesit dhe një stili jetese të shëndetshëm në përmirësimin e shëndetit mendor. Ushtrimet e rregullta nuk i sjellin dobi vetëm trupit, por edhe mendjes, duke reduktuar stresin dhe duke përmirësuar humorin. Një dietë e ekuilibruar dhe e pasur me lëndë ushqyese mund të luajë gjithashtu një rol jetësor në mbështetjen e shëndetit mendor.

Thyerja e tabusë: Të kërkosh ndihmë është një shenjë fuqie

Është thelbësore të shpërndahet tabuja rreth shëndetit mendor të mashkullit. Kërkimi për ndihmë nuk është një shenjë dobësie, por e forcës dhe elasticitetit. Nëse ju ose dikush që njihni po lufton me shëndetin mendor, mos hezitoni t’i drejtoheni profesionistëve të trajnuar për mbështetjen që ju nevojitet.

Si përfundim, shëndeti mendor i meshkujve është një çështje e rëndësishme që kërkon vëmendje dhe veprim. Me ndihmën e strategjive të duhura dhe mbështetjes adekuate, ju mund të trajtoni me sukses problemet e zakonshme dhe të përmirësoni mirëqenien tuaj të përgjithshme psikologjike.

Nëse keni ndonjë dyshim se çfarë lloj mbështetjeje mund të jetë e dobishme për ju, mos hezitoni të na kontaktoni me email ose telefon. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni çdo problem me të cilin përballeni. Psikoterapia është një rrugë që do t’ju ndihmojë të zhvilloni strategji efektive për të zëvendësuar ato jofunksionale.

Ne ofrojmë konsultime online për të thjeshtuar procesin. Me një laptop, tablet ose smartphone të thjeshtë, ju mund të rezervoni një konsultë psikologjike në internet dhe të aksesoni shërbimet e psikologut tonë nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Na kontaktoni në Skype në studio.psikologie për të rezervuar konsultën tuaj online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të merrni mbështetjen që ju nevojitet, kur dhe ku ju nevojitet.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë

Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë hap dyert për këdo që kërkon mbështetje emocionale dhe psikologjike. Seancat tona synojnë t’ju udhëheqin përmes sfidave të jetës dhe t’ju avancojnë drejt shëndetit më të mirë mendor dhe mirëqenies emocionale.

Individët: Adresoni sfidat tuaja me ndihmë profesionale

Sfidat personale mund të jenë dërrmuese, por ju nuk duhet t’i përballoni ato vetëm. Me mbështetjen e një terapisti të trajnuar, ju mund të eksploroni mendimet, ndjenjat dhe sjelljet tuaja për të gjetur zgjidhje efektive. Seancat tona një-në-një janë përshtatur për nevojat tuaja, duke ju ofruar një hapësirë ​​të sigurt për t’u shprehur dhe për t’u rritur.

Familjet: Rindërtimi i Lidhjeve dhe Forcimi i Marrëdhënieve

Dinamika familjare mund të jetë komplekse dhe shpesh çon në konflikt dhe tension. Seancat tona familjare synojnë të promovojnë komunikimin e hapur, mirëkuptimin reciprok dhe ndërtimin e lidhjeve më të forta. Me ndihmën e një terapisti familjar të kualifikuar, familja juaj mund të trajtojë problemet dhe të punojë së bashku për të kapërcyer vështirësitë.

Çiftet: Rizbuloni intimitetin dhe lidhjen

Marrëdhëniet mund të kalojnë nëpër periudha konflikti dhe largimi, por kjo nuk do të thotë se ato janë të destinuara të dështojnë. Seancat tona në çift ofrojnë një hapësirë ​​të sigurt për të eksploruar dinamikën e marrëdhënieve, për të adresuar çështje të pazgjidhura dhe për të rizbuluar intimitetin dhe lidhjen. Me mbështetjen e një terapisti çiftesh, ju mund të punoni së bashku për të forcuar lidhjen tuaj dhe për të ndërtuar një të ardhme më të fortë.

Angazhimi ynë për mirëqenien tuaj

Në praktikën tonë të psikologjisë, ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një mjedis mikpritës, respektues dhe jo-gjykues. Ne respektojmë privatësinë dhe autonominë tuaj, duke garantuar konfidencialitet maksimal në të gjitha seancat. Qëllimi ynë është t’ju ndihmojmë të kapërceni sfidat dhe të arrini lumturi dhe kënaqësi më të madhe në jetën tuaj.

Rezervoni sot një seancë psikologjike

Mos prisni të përballeni vetëm me sfidat tuaja. Na kontaktoni sot për të rezervuar një seancë psikologjike në Tiranë dhe për të filluar udhëtimin tuaj drejt mirëqenies emocionale dhe përmbushjes personale. Ne jemi këtu për ju, në çdo hap të rrugës!

Konsulta online nëpërmjet SKYPE, WHATSAPP, VIBER Na kontakto në skype në adresën studio.psikologjie.

Dhe nesë po pyesin sa kushton një seance te psikologu, me poshtë gjeni listen e cmimeve:

  • Seanca e konsultës – 60 minuta, 5000 lekë të reja/ 50€ euro
  • Seancat e Psikoterapisë fillojnë 5000 lekë të reja/50€ euro
  • Terapi çifti seanca është 70 minuta kushton 7500 lekë të reja/75 euro

info@studiopsikologjie.al

+355692642618

 

 

Shërohuni para se të keni fëmijë, në mënyrë që ata të mos kenë nevojë ta bëjnë!

Shëndeti psikologjik i foshnjave fillon shumë përpara ngjizjes. Gjithashtu, lind shumë kohë përpara se të mendoni ti keni ato. E gjithë kjo ka të bëjë me lidhjen e krijuar me prindërit tanë, pra me stilin e lidhjes.  Sot, le të shqyrtojmë të gjitha këto çështje në më shumë detaje.

Të bëhesh mirë përpara se të lindësh fëmijë është thelbësore në kërkimin e mirëqënies së tyre të plotë. Në këtë kuptim, mësimi më i mirë që mund të japim është të kujdesemi për veten, të mbrohemi nga të këqijat dhe të jemi të respektueshëm për tempullin tonë dhe atë të të tjerëve, por nuk është aq e thjeshtë sa duket në shikim të parë.
Shumica prej nesh dëshirojnë më të mirën për fëmijët tanë, por dëshira për të nuk mjafton. Thurja është e nevojshme për të ndërtuar një shportë dhe, shumë herë, ne nuk e kuptojmë mungesën e thurjes ose, e njëjta gjë, nuk jemi të vetëdijshëm për stilin tonë të lidhjes dhe se si do t’ua kalojmë atë të vegjëlve tanë.

Është shkatërruese të shohësh njerëz të thyer që nga fëmijëria për shkak të stilit të lidhjes prindërore ose çështjeve të tjera shëndetësore.
Me këtë në mëndje, mund të themi me vendosmëri se shëndeti psikologjik i njerëzve fillon shumë përpara ngjizjes. Thënë kështu, ne nuk mund të mbyllim sytë. Le të thellojmë temën.

psikolog tirane

Read more

Qeni im i zi, që quhej Depresion!

Ndiheni të trishtuar, të pakënaqur, të dëshpëruar?  Keni pësuar një dështim, keni humbur nje njeri te shtrenjte, ose ndoshta thjesht ndiheni shumë të trishtuar dhe nuk mund të gjeni një shpjegim të mundshëm për atë që po ju ndodh. Imagjinoni që kjo gjendje shpirtërore që ju përshkon befas merr formën e një qeni të vogël të zi që ju afrohet këmbëve, shikimet tuaja të trishtuara takohen dhe që atëherë qeni i vogël i zi nuk do t’ju lërë më vetëm: do të jeni vetëm ju të dy, i zhytur në një trishtimi të thellë. Qeni i zi do të ndjekë hapat tuaj tashme të ngadaltë dhe të lodhur dhe, duke i ndjekur ato, do t’i bëjë ata edhe më të ngadalshëm dhe më të lodhur. Me çdo hap kafsha do të bëhet më e madhe, derisa nuk mund të shihni asgjë përveç atij qeni të zi pranë jush, tani një bishë e frikshme me përmasa gjigande. Si mund ta lë atë qen të shkojë?

Simptomat psikologjike dhe mentale si (#Ankthi, #depresioni, #dëshpërimi …) nuk janë dhimbje që të fshihen dhe të shtypen ; duhet të shihen si sinjale paralajmëruese e psikikës sonë që tregojnë se diçka në jetën tonë nuk është duke shkuar në mënyrë të drejtë. Vetëm duke i mirëpritur ato dhe duke i kuptuar mund ti ndalojmë që të na mundojnë.

Depresioni është një nga çrregullimet mendore më të zakonshme dhe paaftësuese dhe, jo çuditërisht, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka parashikuar që brenda pak vitesh ai do të jetë shkaku i dytë i paaftësisë për shkak të sëmundjes, menjëherë pas sëmundjeve kardiovaskulare. Shumë njerëz që vuajnë nga ajo (dhe familjet e tyre) shpesh kanë frikë të flasin për vështirësitë e tyre dhe nuk dinë se ku të drejtohen për ndihmë.

KERKONI NDIHME…largoni qenin e zi nga jeta juaj!

 

 

Kerkoni ndihmë profesionale… Duhet te mesoni te mos keni frikë nga “qeni i zi”, duhet te mesoni se në vend që të ikni nga problemet, më mirë t’i përqafoni ato.

Këshillimi me #psikologun të ndihmon të përballesh me çdo gjë dhe të ringrihesh. Profesionistet e Studio Psikologjie ofrojne konsulta ne zyre ose online për depresion, stres, divorc, probleme personale, probleme me fëmijët një moment i vështirë për tu kaluar apo marrëdhënia në çift.

Jemi ketu per t’iu ndihmuar te largoni “qenin e zi” qe prej kohesh ju mundon.

Përveç shërbimit online skype, Studio Psikologjie ju pret nepermjet, viber, whatsApp me video call, por ju presim edhe në studio në Tiranë.

Mail: info@studiopsikologjie.al
Tel: +355692642618

Ankthi i mëngjesit: shkaqe dhe këshilla të dobishme!

Në mënyrë ideale, secili prej nesh duhet të zgjohet i relaksuar, i freskët nga një gjumë i qetë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti për të gjithë, kushdo që vuan nga ankthi i mëngjesit di diçka për të. Nëse ankthi i mëngjesit bëhet kronik dhe shfaqet ditë pas dite, nuk duhet nënvlerësuar: mund të jetë simptomë e depresionit latent. Në varësi të masës së simptomave, në disa raste flitet për depresion ankthioz apo depresion të maskuar… por është mirë të bëhen sqarimet e nevojshme.

Ankthi i mëngjesit mund të jetë pasojë e natyrshme e çrregullimeve të tilla si: pagjumësia, mendimet obsesive, fobia sociale, sindroma e stresit post-traumatik, depresioni, menaxhimi i dobët i stresit dhe shumë faktorë të tjerë.

Read more

Çfarë  është zgjidhja e tentuar?

Çfarë kanë të përbashkët të gjitha situatat problematike që ende nuk kanë gjetur zgjidhje?

Konfliktet, Vështirësitë në Marrëdhënie, Ankthi, Paniku, Fobitë, Çrregullimet e të ngrënit, Çrregullimi Obsesiv Kompluziv, Çrregullimi i stresit post-traumatik etj.

 

 

 

 

 

 

 

Read more

5 Shenja që do të tregojnë nëse je gati të NDRYSHOSH JETËN TËNDE

Nëse qëndrojmë në një vend shumë gjatë, do të mërzitemi si fizikisht ashtu edhe mendërisht, duke dëshiruar diçka të re për ta bërë jetën përsëri emocionuese.
Nëse këto ndjenja reflektojnë tek TY, lexo për të kuptuar nëse je vërtet gati për të bërë ndryshime të mëdha në jetën tënde.

5 Shenja që do të tregojnë nëse je gati të NDRYSHOSH JETËN TËNDE
Read more

8 Mënyra për të Qëndruar të Qetë gjatë një Krize

Kur një situatë serioze lind në punë, në familje, në ambjetin social, instinkt juaj i parë mund të jetë paniku. Për fat të keq, ankthi i rëndë dhe stresi mund të rezultojë në një situate të veshtirë. Kjo mënyrë përgjigjeje mund të shkaktojë dëme afatgjate për shëndetin tuaj dhe të ulë aftësinë tuaj për kryerjen e saj në mënyrë optimale.
Shumë nga njerëzit me arritjet më të mëdha të botës, duke përfshirë sipërmarrësit, atletët, artistët figura të njohura në rang botëror, nuk e kanë arritur nivelin e tyre të suksesit, pa mësuar se si të qëndrojnë shumë të qetë nën presion. Ata kanë mësuar aftësinë për të zhvilluar dhe për të ruajtur një gjëndje të veçantë të gatishmërisë psikologjike, një gatishmëri mendore që e përmbledhin sipas kërkesës në momentin që ju duhet.

Nëse ju jeni në një situatë kritike, vetëpërmbajtja është e domosdoshme për kulmin e performancës. Kur je i përbërë, në masë të mjaftueshme i/e praktikuar dhe i/e vetë-sigurt (mjaftueshëm të fortë për të lëvizur malet mendore), ju jeni gati për sukses.




Këtu janë 8 këshilla për t’ju ndihmuar të mbani ftohtësinë tuaj në situata të vështira:
Read more

Ankthi dhe Atakët e Panikut: Simptomat dhe Karakteristikat

Ankthi dhe Atakët e panikut janë terma që përdoren shpesh për të treguar një grup mendimesh, sjelljesh dhe reagimesh fizike që ndodhin pas perceptimit të një stimuli që konsiderohet kërcënues dhe ndaj të cilit ne nuk mendojmë se jemi mjaftueshëm të aftë për të reaguar.

Megjithatë, vetë ankthi nuk është një fenomen jonormal. Është një emocion bazë, i cili përfshin një gjëndje aktivizimi të organizmit kur një situatë perceptohet subjektivisht si e rrezikshme. Ankthi fiziologjik është ajo gjëndje e tensionit psikologjik dhe fizik që përfshin një aktivizim të përgjithësuar të të gjitha burimeve të individit. Ai synon një stimul të vështirë, vërtet të pranishëm dhe shpesh të njohur.

Ankthi bëhet patologjik kur krijon, në një mënyrë pak a shumë të dukshme, siklet dhe vuajtje, bllokon jetën e përditshme. Karakterizohet nga një gjëndje pasigurie për të ardhmen, me pritje të rezultateve dhe mbizotërim të ndjenjave të pakëndshme.

Read more

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Supervizim për të sapodiplomuarit apo psikologët e rinj

Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ekziston një praktikë standarde për psikologët e rinj që përfshin mbikëqyrjen …

Shëndeti mendor të meshkujt

Shëndeti mendor të meshkujt

Pse burrat kanë frikë të flasin për shëndetin e tyre mendor? Pritjet sociale dhe rolet tradicionale gjinore luajnë …

Seanca Psikologjike Profesionale në Tiranë

Ofrojmë Seanca Psikologjike për Individë, Familje dhe Çifte në Tiranë Në zemër të Tiranës, studio jonë e psikologjisë …